Në kuadër të Plan Veprimit të PSK për 2017, ANTEA Cement finalizoi projektin ‘’Sy të Shëndetshëm për një Arsim të Sukseshëm’’ me një ceremoni të organizuar në shkollën ‘’Ramazan Jangozi’’ të fshatit Thumanë. Projekti u ndërtua dhe u implementua në bashkëpunim me Qëndrën Shqiptare për Shërbimet Sociale DDAER dhe me mbështetjen bujare të ANTEA Cement.
Kjo nismë filloi në Korrik 2017 dhe zgjati për katër muaj me rradhë. Një ekip okulistësh profesionistë dhe punonjësish socialë punuan ngushtësisht me mësuesit e shkollës fillore dhe prindërit e komunitetit të Thumanës për një objektiv të dyfishtë: të ndihmojë dhe informojë mësuesit dhe prindërit mbi ndikimin e shëndetit të syrit në përformancën e të mësuarit tek fëmijët dhe për tu ofruar ekzaminime profesionale për identifikimin dhe trajtimin e duhur të fëmijëve me probleme të shikimit.
Një numër prej 400 fëmijësh e përfunduan me sukses serinë e diagnostifikimin dhe fushatën e ndërgjegjësimit, 245 fëmijë do të kryejnë një ri-kontroll ndërsa 82 të tjerë që shfaqën probleme të shikimit gjatë kontrollit të parë, u ekzaminuan në një klinik okulistike profesionale në Tiranë, për një trajtim më të specializuar e të detajuar, mundësuar nga ANTEA Cement dhe Qëndra Shqiptare e Shërbimeve Sociale.
Gjatë ceremonisë, u shpërndanë syze për fëmijët që ishin diagnostifikuar me probleme të shikimit. Më shumë se 80 pjesëmarrës morën pjesë në këtë event, në mes tyre, i gjithë ekipi i okulistëve profesionistë, punonjësit socialë dhe stafi menaxhues, gjithashtu dhe fëmijët që përfituan nga kjo nismë, prindërit, mësuesit dhe përfaqësuesit e Bashkisë Krujë.
Eventi u përshëndet gjithashtu nga Drejtori i Përgjithshëm i ANTEA Cement, Z. Mario Bracci, që në fjalën e tij u fokusua në nevojat e komunitetit dhe bashkëpunimin e përbashkët mes kompanisë dhe grupeve vendase të interesit, për të përmirësuar cilësinë e jetës.
Përgjegjësi i PSK dhe i komunikimit të ANTEA Cement, Z. Klajdi Gjondedaj paraqiti vizionin dhe objektivat kryesore të projektit, ndërsa Menaxherja për Mjedisin dhe PSK të ANTEA Cement, Znj. Stela Pepa nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të kompaninë në mbështetjen e komunitetit dhe angazhimin e tyre në gjetjen e zgjidhjeve të reja dhe alternativave për një shendet të mirë dhe mirëqënie.
Drejtori i shkollës së Thumanës, Z. I. Xhafaj dhe përfaqësuesi i Bashkisë Krujë, Z. F.Cerhozi  përgëzuan ANTEA Cement për këtë nismë dhe mirëpritën projekte të tjera në të ardhmen për mbështetjen e nxënësve të shkollave dhe familjeve të tyre. Asistentja mjekësore dhe okulustja, Znj. S Xhuka dhe koordinatorja e projektit Znj. S.Guri paraqitën aspektet kryesore të implementimin të projektint dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimin të tij, ndikimin e qëndrueshëm mbi përmirësimin e cilësisë së jetë së komunitetit.
ANTEA Cement është e përkushtuar për të mbajtur një marrdhënie afatgjatë me komunitetit dhe të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqënies së tyre.