Pas një planifikimi dhe një analize të situatës së riciklimit, ripërdorimit e transformimit të mbetjeve në objekte për përdorime alternative, organizata DeP, falë mbështetjes së ANTEA Cement Sh.a. mundi të realizojë projektin “I-Pallets, Edukim dhe Ndërgjegjësim mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve”, gjatë të cilit u krijuan mundësitë e ndërthurjes së trajnimit dhe sensibilizimit të nxënësve me anën praktike, atë të përfshirjes direkte të tyre në rigjallërimin e mjediseve të shkollave duke përdorur pikërisht material të ricikluar për të përmirësuar apo diversifikuar arredimin e shkollës. Materialet e ripërdorura gjatë projektit ishin kryesisht paletat e mbledhura në fabrikën ANTEA, por nuk mungoi kontributi i nxënësve në propozimin dhe modelimin e disa skulpturave me hekurishte dhe objekte metalike.
Në ditët e sotme ku kërkesa për konsum është në rritje dhe burimi i lëndëve të para është i pakët nevoja për ricklimin e materialeve që përdorim është i domosdoshëm për të mbajtur nën kontroll konsumin e lëndëve të para.
Projekti kishte si qëllim kryesor ndërgjegjësimin dhe sensibilizmin e të rinjve, përkatësisht të grupmoshave nga 12-18 vjec, mbi rëndësinë dhe domosdoshmërinë e procesit të riciklimit.

Në këtë projekt u përfshinë 4 shkolla:

  • Shkolla 9-vjeçare “Fushë-Mamurras”, në Fushë Mamurras;
  • Shkolla 9-vjeçare “Adem Myrta”, Shpërdhet;
  • Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ramazan Jangozi”, Thumanë;
  • Shkolla e Mesme e Bashkuar “Haxhi Qira” Borizanë.

Për realizimin e këtij projekti, u ricikluan një sasi paletash dhe metalesh të cilat u përdorën për prodhimin e orendive si: biblioteka, stola, varëse rrobash, vazo lulesh, kosha plehrash dhe punime artistike me mbetjet metalore. Orenditë e prodhuara u shpërndanë në shkollat e përfshira në projekt dhe në ambjentet e ANTEA Cement Sh.A.
Në shkollat e përfshira në projekt u zhvillua një cikël trajnimesh, ku nxënësit u informuan mbi termat e riciklimit, proceset e riciklimit dhe përfitimet që na sjell riciklimi i mbetjeve. Orenditë e prodhuara nga ripërdorimi i paletave ishin  një shembull i qartë i ripërdorimit të materialeve. U arrit një bashkëpunim i ngushtë me drejtoritë e shkollave dhe senatet e nxënësve, të cilë për të mbështetur nismën u zotuan për të ndërrmarë  fushata sensibilizuese në shkolla, prodhimin e posterave, pankartave, sloganeve me pamje dhe thirje për ricklimin e materialeve dhe mbrojtjen e mjedisit dhe realizimin e ekspozitve në ambjentet e shkollave për të realizuar krijime artistike me materiale ricikluese.
Ky projekt pati një impakt me rëndësi, pasi nënvizoji kulturën e riciklimit si dhe ju erdhi në nevojë shkollave të komunitetit lokal me logjistikë alternative. Nxënësit ndan me ne informacine dhe disa shembuj mbi praktikat e riciklimit dhe ripërdorimit alternativ të sendeva apo materialeve të ndryshme. Interesi i lartë i treguar nga nxënësit, tërhoqi vëmendjen e mësuesve dhe të drejtorive të këtyre shkollave, të cilët e vlersuan nismën dhe ishin pjesë aktive e këtij bashkëpunimi.