Fillon rindërtimin i urës së Drojës pas dëmtimeve nga përmbytjet
Qershor 27, 2018

Nisma “Sy të Shëndetshëm për Arsimim të Suksesshëm” shtrihet në katër shkolla të tjera të komunitetit lokal

Projekti “Sy të shëndetshëm për arsimim të suksesshëm” u zbatua fillimisht në shkollën ​​fillore dhe të mesme të Thumanës duke filluar nga korriku i vitit 2017 për të mbështetur fëmijët e shkollës të kësaj zone në parandalimin ose zbulimin e problemeve të shikimit që mund të ndikojnë në efikasitetin e tyre në procesin e të mësuarit. Faza e parë e projektit diagnostikoi rreth 400 fëmijë me një rezultat të dyfishtë: nivel të lart ndërgjegjësimit për asistencën e drejtpërdrejtë me dhurimin e syzeve optike për për ata që u prekën nga keqfunksionimet e vizionit. Për shkak të suksesit të saj, projekti u shtri në periudhën mars – qershor të vitit 2018 në katër shkolla të tjera të fshatrave Shpërdhet, Fushë-Mamurras, Borizana dhe Picrraga. Gjithsej përafërsisht 2000 fëmijë i nënshtroheshin sesioneve të diagnostikimit dhe ndërgjegjësimit, ndërsa afërsisht 570 fëmijë dhe mësues janë pajisur me syze optike. Kjo iniciativë u zbatua në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Sociale DAER që u ofroi personelit mjekësor dhe punonjësve socialë që ndihmuan fëmijët në këtë proces. Për shkak të interesit të madh që iniciativa ngjalli mes mësuesve dhe prindërve, projekti gjithashtu ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për disa mësues nga katër shkollat ​​e bashkësive lokale dhe fëmijët e komunitetit të Brretit që ndodhet në zonën e influencës ku vepron kompania. Projekti gjithashtu bëri jehonë edhe në mediat kombëtare përmes një interviste të dedikuar me partnerët zbatues të projektit në mediat “Top Channel”. Kjo nismë është nisur në kuadër të Planit të Veprimit të Përgjegjësisës Sociale të Korporatës së kompanisë. ANTEA është e vendosur të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve ku vepronë duke implemtuar projekte të ngjashme.