ANTEA Cement ka publikuar Raportin e 4-t Vjetor të Integruar për vitin 2017, i cili përmban informacionin në lidhje me performancën financiare, mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së kompanisë. Raporti jep informacion dhe dëshmi se si qëndrueshmëria është pjesë integrale e qasjes ANTEA ndaj biznesit. Përsëri, motoja kryesore e raportit “Ndërtojmë të ardhmes së bashku” nënvizon angazhimin e kompanisë për të siguruar qëndrueshmërinë në rrugën e saj drejt përmirësimit të vazhdueshëm.

RVI është një raport për palët e interesuara mbi strategjinë, performancën dhe aktivitetet e kompanisë në një mënyrë që u lejon palëve të interesuara të vlerësojnë aftësinë e kompanisë për të krijuar dhe mbajtur vlera në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.

Shikoni versionin e plotë të raportit në lidhjen e mëposhtme:
http://www.anteacement.com/wp-content/uploads/2019/01/antea-report-2017-eng.pdf