Si një udhërrëfyes mbi zbatimin e praktikave më të mira të Aktiviteteve me Përgjegjësi Sociale, ANTEA Cement, në bashkëpunim me organizatën ACIT zhvilloi një tryezë pune ku u prezantua një studim mbi Përgjegjësinë Sociale të Korporatave, i cili u pasua me diskutime të hapura dhe propozime mbi këtë çështje.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatave”, zbatuar nga ACIT dhe mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri ku ANTEA Cement u perzgjodh si një nga praktikat më të avancuara në vend.

Pjesë e kësaj tryeze ishin kontraktorë të kompanisë së ANTEA Cement, të cilët kanë marrë mbështetje dhe asistencë të vazhdueshme përmes trajnimeve me qëllim certifikimin me standardet ISO (Organizata Ndërkombëtare e Standardeve).

Përfaqësues të institucioneve arsimore të Fushë Mamurras, Thumane dhe Shpërdhet vlerësuan investimet direkte që ANTAE Cement përmes planit vjetor të aksioneve të Përgjegjësi Sociale zhvillon, si dhe impaktin domethënës të tyre në mbështetje të komunitetit.

Gjatë diskutimeve të studimit të kryer, studentë dhe përfaqësues nga organizata partnere, përfaqësues nga komuniteti sollën eksperiencën e tyre mbi praktikat më të mira që zbatojnë në terren duke implementuar nismat e qendrueshme të kompanisë. Në këtë takim ishin present edhe përfaqësues të kompanisë Grand Thornton, të cilët janë auditorët e raportit vjetor që ANTEA Cement publikon çdo vit. U theksua gjithashtu dhe që ANTEA është e vetmja kompani e cila publikon Raportin Vjetor të Integruar të audituar.

ANTEA Cement vazhdon të jetë e përkushtuar në krijimin e vlerave për punonjësit, komunitetin, furnitorët dhe klientët përmes forcimit të vlerave thelbësore, duke zbatuar praktikat etike të biznesit, përmes një komunikimi të hapur dhe të vazhdueshëm, me gjithë aktorët në adresimin e çështjeve më thelbësore në mënyrën e duhur.