Një grup studentësh të Universitetit Politeknik të Tiranës, dega Master pë Inxhinieri Materiale zgjodhën ambientet e kompanisë Antea Cement për të mësuar mbi produktin e çimentos dhe procesin e prodhimit të saj.

Njohja e materialeve të ndërtimit dhe më e rëndësishmja, cilësia e tyre është një ndër elementët thelbësor në literaturën e kësaj dege.

Studentët u njohën me gjithçka që do tu duhet të dinë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre në të ardhmen mbi produktin e çimentos, si produktin bazë të çdo ndërtimi.

Përmes një leksioni të hapur, ata u informuan në mënyrë profesionale nga ekspertët dhe inxhinierët e kompanisë mbi ecurinë e të gjithë procesit deri tek prodhimi cilësor i produktit final.

Studentët u njohën nga afër me standardet e larta në teknologjinë e përdorur ashtu edhe me nivelin e lartë të ekspertizës profesionale.

Më konkretisht, studentët morën informacionin e duhur duke vizituar nga afër laboratorin e analizave të produktit dhe ndjekjen e të gjitha fazave të procesit.

Ky bashkëbisedim nxiti kuriozitetin e studentëve po aq sa edhe vëmendjen e tyre në angazhimin serioz për të mësuar me tej mbi standardet ndërkombëtare që kompania ANTEA Cement aplikon si lider në prodhimin e këtij produkti, në sistemet e menaxhimit si dhe trajtimin e lëndës së parë.

Vizita në ambientet e punës së kompanisë shërbeu dhe pati si qëllim rritjen e mprehtësisë së sudentëve në fokusin e tyre profesional.

Ky aktivitet është pjesë e shumë nismave të rëndësishme që ANTEA Cement ka ndërmarrë në mbështetje të arsimit dhe nxitjes së dijes në Shqipëri.