Pasion për Arkitekturën: Programi i Shkollës Verore të ANTEA Cement ku ofrohen 2 bursa për studime universitare në arkitekturë
Qershor 7, 2019
I qëndrojmë pranë komuniteteve lokale, të cilët janë ende duke u përpjekur të rimarrin veten pas tërmetit shkatërrues 6.4 Rihter që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor
Nëntor 26, 2019

Bordi i Drejtorëve të Titan Cement International SA miratoi dje blerjen e aksioneve të pakicës nga Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC), që kjo e fundit zotëronte në bizneset Titan në Evropën Juglindore dhe Egjipt.

Bordi i Drejtorëve të Titan Cement International SA miratoi dje blerjen e aksioneve të pakicës nga Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC),  që kjo e fundit zotëronte në bizneset Titan në Evropën Juglindore dhe Egjipt. Marrëveshja i nënshtrohet përmbushjes së kushteve të mëparshme. Ky transaksion tregon bashkëpunimin e suksesshëm të Titan me IFC, i vendosur gradualisht që nga viti 2008 në Shqipëri, Egjipt, Serbi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë. Partneriteti i Titan me IFC i ka ardhur në ndihmë Grupit gjatë kohërave të vështira në tregjet konkuruese. Në të njëjtën kohë, IFC ka mbështetur dhe udhëhequr përpjekjet e Titan për të përmirësuar më tej praktikat e tij mjedisore, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen në këto vende. Ka qenë një bashkëpunim i frytshëm që zgjat mbi dhjetë vjet. Çmimi i përgjithshëm për transaksionin arrin 81.8 milion Euro. Ky investim rritës në degët e veta nënvizon strategjinë afatgjatë të biznesit të Titan në këto rajone,duke lejuar një rritje të mëtejshme.