Grupi TITAN Cement publikon Raportin e Integruar Vjetor 2019, i cili përmbledh performancën financiare, mjedisore dhe sociale të Grupit.

Në vitin 2019, TITAN rikonfirmoj angazhimin për një rritje të qëndrueshme të biznesit, duke kombinuar sipërmarrjen dhe përsosmërinë operacionale me respektin për individët, shoqërinë dhe mjedisin. Grupi përmbushi një tjetër vit me performancë financiare bindëse, në të njejtën kohe duke përparuar edhe në objektivat mjedisore dhe sociale të vitit 2020, në përputhje me udhëzimet e palëve të interesuara dhe Objektivat e Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Grupi TITAN tregoj qëndrueshmëri përgjatë 2019, duke mbajtur një performancë në rritje pavarësisht sfidave të tregut në Mesdheun lindor. Edhe për këtë vit operacionet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara ishin në krye të rezulateve.
Duke iu përgjigjur sfidave të ndryshimeve klimatike dhe mundësive të një revolucioni dixhital, grupi vijoj investimet në fushë kërkimore, zhvillim dhe inovacion, duke u përqëndruar kryesisht në fusha të lidhura me qëndrueshmërinë afatgjatë të biznesit, dhe veçanërisht në ngadalësimin e ndryshimeve klimatike; zbatimin e një modeli të ekonomisë qarkulluese;dhe transformimin dixhital.
Në kohën kur po hartohej ky raport, paraqitja e koronavirusit shkaktoj ndryshime të mëdha ne jetët tona dhe në perspektivat makroekonomike. Grupi TITAN është mobilizuar duke marrë masa për mbrojtjen e personelit, duke dhëne kontribut në ndalimin e ndikimit të virusit në shëndetin e shoqërise së gjërë dhe duke ruajtur vazhdimësinë e operacioneve. Një vlerësim mbi ndikimin e Covid-19 është përfshirë në Raportin mbi Menaxhimin në faqen 122 të Raportit të Integruar Vjetor 2019.

Raporti gjendet në  www.titan-cement.com/integratedannualreport2019

Standartet e Raportimit

 Raporti i Integruar Vjetor 2019 i grupit TITAN Cement (IAR 2019) është përgatitur në përputhje me ligjin Belg, Kodin Belg mbi Qeverisjen e Korporatave, Standartet Ndërkombëtare të Raportimeve Financiare (IFRS) dhe parimeve mbi raportimin e integruar të Këshillit Ndërkombtar të Raportimit të Integruar (IIRC).

Grupi TITAN ndoqi edhe disa standarte kuadro të tjerë në zhvillimin dhe prezantimin e IAR 2019, siç jane udhëzimet e Marrëveshjes Botërore të Komunikimit mbi Progresin të Kombeve të Bashkuara, karta dhe udhëzimet e Shoqatës Botërore të Çimentos dhe Betonit dhe Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, siç janë të paraqitura edhe në raportin jo-financiar.

Pasqyrat financiare të ndara dhe të konsoliduara të cilat përfshihen në IAR 2019 u kontrolluan nga PWC (PriceWaterCooper). Shqyrtimi dhe deklaratat e performancës jo-financiare u verifikuan në mënyrë të pavarur nga ERM-Shërbime Çertifikimi dhe Verifikimi (ERM CVS), në përputhje me udhëzimet dhe protokollet e Shoqatës Botërore të Çimentos dhe Betonit (GCCA), gjithashtu edhe me kriteret e nivelit “të përparuar” të Programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.