GRUPI TITAN

Grupi TITAN është një̈ prodhues i pavarur dhe vertikalisht i integruar çimentoje dhe materialesh ndërtimi me më shumë se 113 vite eksperiencë në industri. Me selinë̈ në Greqi- ku kompania mëmë është listuar në Bursën e Athinës që në vitin 199 2- aktiviteti vertikalisht i integruar i Grupit TITAN shtrihet në 13 shtete në nivel global. Grupi punëson më shumë se 5,500 punonjës në të gjithë̈ botën dhe po rritet si një prodhues çimentoje multi-rajonal e vertikalisht i integruar, duke ndërthurur shpirtin sipërmarrës dhe ekselencën operative me respekt ndaj njerëzve, shoqërisë dhe mjedisit. Suksesi i biznesit dhe reputacioni i TITAN mbështetet në zbatimin e teknologjive më të mira në dispozicion (Best Available Tachnologies - BAT), për procedurat e prodhimit dhe metodat e shpërndarjes, mbi kërkim sistematik dhe njohuri të përditësuara në mënyrë të vazhdueshme dhe mbi burime njerëzore me cilësi të lartë.

TITAN synon të rritet si një prodhues çimentoje rajonal dhe i integruar vertikalisht, duke kombinuar shpirtin sipërmarrës dhe ekselencën operative me respekt për njerëzit, shoqërinë dhe ambientin.

Strategjia e katër shtyllave të TITAN

Zgjerimi
gjeografik

Ne e shtrijmë biznesin tonë përmes përvetësimit dhe zhvillimit të tokave të pa shfrytëzuara në tregje të reja tërheqëse, për të ndërtuar shkallën e prodhimit dhe përhapjen e riskut të mbi-mbështetjes në pak tregje.

Përmirësimi i vazhduar
i konkurrueshmërisë

Ne zbatojmë efiçenca të reja përmes biznesit tonë në mënyrë që të ulim kostot dhe konkurrojmë me më shumë efektivitet.

Integrimi
Vertikal

Ne e shtrijmë biznesin tonë në fusha të tjera produktesh në zinxhirin e vlerës së çimentos, duke marrë më shumë kontroll mbi tregjet tona dhe duke pasur akses në mundësi të reja fitimi.

Fokus tek Kapitali
Njerëzor dhe PSK

Ne zhvillojmë dhe vazhdimisht përmirësojmë marrëdhëniet tona të mira me të gjithë palët e interesuara brenda dhe jashtë, në frymën e respektit dhe mirëkuptimit reciprok.

Ku operojmë

Me seli në Athinë, Greqi, Grupi punëson 5,482 njerëz (31 Dhjetor 2016) në të gjithë botën dhe shet produkte në 29 vende në Afrikën e Veriut, Afrikën Perëndimore, Kanada, Bregu Lindor i SHBA, Gjiri i Meksikës, Amerika QendroreKaraibe, Ballkan dhe Evropë Perëndimore. Ne kemi fabrika çimentoje në nëntë vende dhe operimi jonë është organizuar në katër rajone gjeografike: SHBA; Greqi dhe Evropë Perëndimore; Evropë Juglindore; dhe Mesdheu Lindor
Titan Group Placeholder
Titan Group