Grupi TITAN publikoi Raportin e Integruar Vjetor 2016
28 Mars, 2017
Mësimi i njohurive kompjuterike
30 Gusht, 2017

ANTEA Cement festoi Ditën e Tokës nën moton ‘ Mbill një pemë, ndihmo planetin’

ANTEA Cement festoi Ditën e Tokës nën moton ‘Mbill një pemë, ndihmo planetin’. Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit fokusi I eventit ishte promovimi I praktikave mjedisore të qëndrueshme dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi mjedisin dhe ndryshimin klimatik, për punonjësit e ANTEA dhe kontraktorët.
Pemët ndihmojnë̈ në luftën kundër ndryshimit klimatik, pasi ato përthithin CO2 të tepërt dhe të dëmshëm nga atmosfera jonë. Në fakt, një një vit të vetëm, 1\2 ha pemësh të moçme thith të njëjtën sasi CO2 të prodhuar nga ngasja e një makine normale për 26,000 milje.
200 pemë u mbollën Brenda perimetrit të fabrikës nga stafi ynë̈ si dhe punonjës të tjerë. Punonjësit e ANTEA dhanë̈ kontributin e tyre për këtë ditë të veçantë duke dashur që mbjellja e pemëve të prodhoj efekte pozitive në zonën përreth fabrikës, por një impakt modest në planet dhe të shërbej si praktikë e mirë për të rritur ndërgjegjësimin për një ajër më të pastër, mjedis më të shëndetshëm dhe një vend më të qëndrueshëm.
Dita e tokës është një aktivitet I përvitshëm, I festuar në datën 22 Prill, ditë në të cilën në mbarë globin zhvillohen aktivitete për të treguar mbështetjen për mbrojtjen mjedisore. Dita e Tokës është festuar për herë të parë në vitin 1970, dhe tani koordinohet në rang global nga Rrjeti i Ditës së Tokës. Kjo ditë festohet në më shumë se 193 shtete, çdo vit.