Rindërtimi i qendrës shëndetësore rajonale në Borizana
12 Mars, 2018
Publikohet Raporti Vjetor i Integruar i Grupit TITAN 2017
13 Qershor, 2018

ANTEA Cement mbështeti dhe mori pjesë në konferencën “Bashkitë/Qytetet e zgjuara urbane dhe industritë efikase për energji”.

Tema kryesore e kësaj ngjarjeje të biznesit ishte zgjidhjet e zgjuara urbane dhe industritë me efikasitet energjetik. Nën përkujdesjen e Ambasadës Daneze në Shqipëri, kjo konferencë ekspozoi dhe diskutoi arritjet shqiptare dhe daneze në organizimin dhe drejtimin e bashkive/qyteteve të zgjuara urbane. Konferenca priti disa panele diskutimi të tilla si planifikimi urban, mobiliteti dhe mirëqenia, efiçienca e energjisë dhe mjedisi, dhe disa praktika të mira nga “bashkitë e gjelbra të zgjuara” në Danimarkë. Menaxheri i Përgjithshëm i ANTEA Cement, Z. Mario Bracci kontribuoi në panelin e diskutimeve mbi rastin e fabrikës ANTEA Cement në sigurimin e efikasitetit të energjisë dhe respektimin e standardeve më të mira të mbrojtjes së mjedisit. Përfaqësuesit e kompanisë theksuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe mësimit nga shembujt danezë dhe vendeve skandinavë të menaxhimit të mbeturinave dhe përdorimin e teknologjive të riciklimit që do të mbështesin aspiratat e Shqipërisë për tu përafruar me standardet e Bashkimit Evropian. Për referencë të mëtejshme në programin e konferencës, ndiqni lidhjen në vijim: https://www.urbandanish.solutions/albania2018/en/program/