ANTEA, kompania me standartet më të larta të punës
20 Qershor, 2015

ANTEA Cement feston “1,000 Ditët pa aksidente”

ANTEA Cement ka kënaqësinë të festojë ‘1,000 Ditë pa aksidente’, e cila është një ngjarje e rëndësishme për fabrikën si një arritje e saj domethënëse që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2010. Sigurimi i një mjedisi pune të shëndetshëm dhe të sigurt për të gjithë punonjësit tanë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në të gjitha aktivitetet dhe lokacionet tona janë ndër prioritetet më të larta. Vizioni ynë është të arrijmë të kemi një ambient të shëndetshëm pune pa incidente, lëndime dhe aksidente. Qëllimi ynë është që të kemi zero aksidente serioze dhe asnjë fatalitet. Kjo ngjarje është rezultat i përpjekjeve të pafundme dhe punës së disiplinuar nga vetë kompania, punonjësit dhe kontraktorët tanë.
Kjo ngjarje u përshëndet nga Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë z. Erion Veliaj, i cili tha se është i kënaqur që ANTEA Cement ka vënë prioritet sigurinë e jetës së punonjësve të saj mbi fitimin e kompanisë dhe ka një solidaritet të fortë që punonjësit kanë për njëri-tjetrin përmes komunitetit të konsoliduar të pranishëm në kompani. Për më tepër, ai shtoi se arritja e 1.000 ditë pa aksidente është një histori suksesi në vendin tonë. Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës gjithashtu i pranishëm në këtë aktivitet, z. Dritan Ylli shprehu se ANTEA Cement është një kompani e mirë lidhur me respektimin dhe zbatimin e procedurave dhe politikave që lidhen me Shëndetin dhe Sigurinë.
Kompania është certifikuar me OHSAS 18001, një sistem menaxhimi për shëndetin dhe sigurinë në punë, i cili rregullon të gjitha aktivitetet e ndërmarra në mjediset tona përmes procedurave dhe politikave. Përveç kësaj, kompania përpiqet vazhdimisht për të ndërtuar një kulturë të sigurisë midis punonjësve dhe kontraktorëve përmes trajnimeve dhe aktiviteteve. Nga ana tjetër, punonjësit dhe kontraktorët kanë respektuar me sukses dhe rigorozitet politikat në fuqi dhe kanë kryer punën e tyre të përditshme sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara më parë. Kompania dëshiron vazhdimsinë e këtij suksesi për t patur edhe shumë ditë të tjera pa aksidente.