Forcimi i familjes në komunën Thumanë
3 Dhjetor, 2015
Vizita e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Z. Damian Gjiknuri në fabrikën e ANTEA Cement
17 Shkurt, 2016

ANTEA publikon të parin Raport të Audituar të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës dhe Qëndrueshmërisë 2014

Kompania ANTEA Cement, pjesë e Grupit TITAN ka paraqitur Raportin e Përgjegjësisë Sociale dhe Qëndrueshmërisë për vitin 2014. Kjo është një traditë globale për korporatat e mëdha por në Shqipëri ky është i pari Raport i Audituar i Përgjegjësisë Sociale dhe Qëndrueshmërisë. Raporti ka identifikuar performancën financiare, mjedisore dhe sociale, dhe politikat e kompanisë për 2014. Ky aktivitet përkon me 5 vjetorin e fillimint të funksionimit të ANTEA Cement, në Shqipëri.
Eventi i organizuar nga kompania u ndoq nga grupet kryesore të interesit të kompanisë si punonjësit, përfaqësuesit e komunitetit lokal, furnitorët, klientët, agjensitë qeveritare dhe përfaqësues të institucioneve të huaja. Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Qeverisjes së Korporatave, Znj. Rezarta Cenaj, ambasadorët e akredituar në Tiranë, si Ambasadori i Zvicrës Z.Christoph Graf, Ambasadori i Greqisë Z. Leonidas Rokanas, Përfaqësuesja e Korporatave Financiare Ndërkombëtare në Shqipëri Znj. Elira Sakiqi, Menaxheri i Auditit i Ernst&Young Albania, Z. Donard Braha  e përshëndetën nismën e ANTEA Cement për përpilimin e këtij Raporti.
Gjatë fjalimit përshëndetës, Z. Adamantios Frantzis, Drejtori i Përgjithshëm i ANTEA Cement, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bëri një prezantim të shkurtër mbi objektivat e kompanisë, duke kthyer vëmendjen tek përdorimi i standarteve më të larta në çështjet e sigurisë, mbrojtjen mjedisore, çështjet sociale, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe aplikimin e praktikave anti-korrupsion. ‘’Ne jemi të përkushtuar dhe synojmë të krijojmë produkte cilësore për klientët tanë, të krijojmë kushte të kënaqshme pune dhe standarte të larta për punonjësit tanë,  duke ofruar mundësi reale për zhvillim, respektim të të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha, garantimin e sigurisë maksimale në vendin e punës.  Ne jemi të përkushtuar për të respektuar dhe mbrojtur mjedisin, duke përdorur teknikat më të mira të mundshme.  Ne jemi të përkushtuar ndaj implementimin strikt të ligjit duke përdorur praktika anti-korrpsion në të gjitha transaksionet e biznesit’’, tha Drejtori Përgjithshëm i ANTEA Cement. Z. Frantzis shprehu besimin e tij që kjo mënyrë e të bërit biznes, do ta ndihmojë Shqipërinë për thë thithur investime cilësore, që ndikojë në begatinë dhe progresin e shoqërisë. Eventi u drejtuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Intitutit të Qeverisjes së Korporatave, Znj. Rezarta Cenaj.
Ajo nënvizoi rolin pozitiv të ANTEA Cement sa i përket Përgjegjësisë Sociale, sigurimin e kushteve të mira dhe mundësive reale për komunitetin, mjedisin dhe çështjeve të tjera sociale. Duke filluar nga 2017, Kominisoni Europian do ta bëjë të detyrueshme raportimin e performancës jo-financiare nga kompanitë e mëdha.  Në këtë kuadër, nisma e ANTEAs për të dalë me këtë raport duhet të shërbejë si praktikë e mirë për kompanitë e mëdha në vend.
Ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Z. Christoph Graf e përgëzoi ANTEA Cement për përformancën dhe kontributin si dhe e vlerësoi për raportin e paraqitur. Më tej, ai tha se kjo duhet ti shërbejë si shembll për tu ndjekur bizneseve të tjera. Qeveria Zviceriane ka vendosur theksin në praktikat e mira mbi raportimin dhe përmirësimin e praktikave qeverisëse të korporatave në vendet e tranzicionint dhe veçanërisht në Shqipëri ajo mbështet programet që promovojnë dhe përmirësojnë këto praktika. ‘’Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju, dhe që më paraqitet ky raport, dhe jam besimplotë që do të inkurajojë dhe kompani të tjera për të përmirësuar standartet e raportimit.
Instituti i Qeverisjes së Korporatave dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare janë të gatshme të mbështesin kompanitë në këtë aspekt’’, tha Z. Graf.
Ambasadori i Greqisë në Shqipëri Z. Leonidas Rokanas tha: ‘’ Ndihem i privilegjuar që marr pjesë në këtë event, i cilin na ka demonstruar dhe treguar se si një sipërmarrje kaq e madhe mund të arrijë suksese të vazhdueshme në shërbim të klientëve, komunitetit dhe jo vetëm, duke punuar me vullnet dhe përkushtim. ANTEA Cement duhet të ndihet krenare për çfarë ka arritur dhe i ka dhënë vendit këto vite, dhe shpresoj që kjo rrugë të ndiqet dhe nga shumë kompani të tjera’’.
‘’Unë ndihem krenar që ANTEA është një komapani Greke, dhe siç e dini Greqia është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri  duke zënë 25% të investimeve të huaja në vend, dhe është gjithmonë në rritje. Nuk ka mënyrë më të mirë për tu bërë lider sesa të sjellësh shembuj.  Dhe mënyra më e mirë për ta arritur këtë është nëpërmjet raporteve të integruara. Filozofia e TITAN-it, raporti që u prezantua sot, vlerat që mbart kompania, sjellin një shembull të shkëlqyer për shoqërinë në përgjithësi dhe për bizneset e vendit. Ka shumë biznese inovative në vend, që pak njerëz e dinë, por shpresoj që do të kemi rastin që së bashku me TITAN dhe Bashkimin Europian në muajt në vazhdim të organizojmë një event të rëndësishëm, i cili do të prezantojë pikërisht shembujt që përmendëm sot, të cilat do të frymëzojnë organizatat me aktivitet ekonomik dhe do të shtojnë të ardhurat për botën e biznesit në Shqipëri’’ deklaroi Ambasadori Rokanas ndër të tjera. Përfaqësuesja e Korporatës Ndërkombëtare të Financës, Znj. Elira Sakiqi theksoi rëndësinë e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës dhe tha se raporti që u paraqit duhet të jetë një guidë për korporatat dhe sipërmarrjet e tjera. Ajo vlerësoi pozitivisht eventet e organizuara nga ANTEA përgjatë viteve.  Eventi gjithashtu u përshëndet nga Menaxheri i auditit të Ernst & Young Z. Donard Braha. Përveç prezantimit të metodologjisë së përdorur për auditimin e këtij raporti, ai konfirmoi se ky është i pari Raport i Përgjegjësisë Sociale dhe Qëndrueshmërisë që auditohet në Shqipëri.