ANTEA Cement feston “1,000 Ditët pa aksidente”
9 Maj, 2014
Rrjeti i PSK dhe Ministria e Mjedisit nënshkruajnë Momerandumin e Mirëkuptimit mbi pyllëzimin
30 Qershor, 2015

ANTEA, kompania me standartet më të larta të punës

Drejtori Ekzekutiv i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Dritan Ylli dhe homologët e tij në rajon vizituan të premten, fabrikën e ANTEA Cement, e cila zotërohet nga Grupi TITAN.  ANTEA Cement Sh.a është një nga investimet më të mëdha pro-mjedisore në Shqipëri. Fabrika është e ndërtuar në afërsi të Borizanës, dhe mund të prodhojë një total prej 1.4 ton çimento në vit, dhe ul nevojën për importim të çimentos dhe në të njëjtën kohë inkurajon projektet infrastrukturore dhe zhvillimet e reja, si dhe eksportet. Krye Inspektori Dritan Ylli dhe homologët e tij vlerësuan ANTEA Cement për standartet e lartë në vendin e punës, për sigurinë dhe kujdesin për punonjësit. Zyrtarët e Inspektoriatit të Punës u mirëpritën nga menaxheri i fabrikës Georgios Batsakis.
Batsakis that se ndihet i nderuar nga vizita, dhe i informoi pjesëmarrësit mbi operacionet e fabrikës, teknologjitë, profesionalizmin e stafit dhe kushtet e punës. Prioritet mbetet siguria e jetës së punonjësve, dhe për këtë gjë kompania ka marrë të gjitha masët për trajnime profesionale, ekspertizë të posaçme dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse për të shmangur dhe aksidentin më të vogël që mund të kërcënojë jetën e punëtorit. ‘’Është një nder për ne që cilësohemi si një nga kompanitë që përmbush standartet më të larta në Shqipëri’’.
ANTEA Cement, pjesë e TITAN Group, është e fokusuar në sigurimin dhe mbajtjen e standarteve më të mira në vendin e punës.  Ne kemi kënaqësinë t’ju informojmë që kompania jonë për momentin ka të punësuar 208 punonjës direkt dhe 487 të tjerë nga nënkontaktorët’’ that Z.Georgios Batsakis. Kryeinspektori Z. Ylli mbeti i impresionuar nga standartet e ANTEA Cement, dhe tha se ky investim është një shembull i rëndësishëm se si teknologjitë e përparuara mund të përmirësojnë kulturën e sigurisë në vendin e punës. Fabrika e ANTEA Cement është investimi privat i huaj më i madh në vend, dhe një nga investimet më të mëdha të TITAN në vitet e fundit, me vlerë 200ml €.
Qëllimet e ANTEA Cement janë të sigurojnë kërkesat për çimento për infrastrukturën dhe për programin kombëtar për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave dhe ndërtesave të tjera: të reduktojë nevojat e Shqipërisë për import të çimentos dhe të rrisë eksportet me vendet e tjera dhe të përmirësojë balancën me tregun e jashtëm: të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm në nivelet lokale dhe kombëtare nëpërmjet infrastrukturës rrugore dhe rritjes.