KARRIERA

Zhvillimi i njerëzve

Ne besojmë se njerëzit tanë meritojnë mbështetjen më të mirë, Brenda një mjedisi pune që i mbështet ata të mësojnë, rriten dhe të jenë të suksesshëm. Tek ANTEA, një mjedis i tillë pune dhe të mësuari, mundësohet nga një kombinim i:

Si pjesë e procesit të Performancës dhe Zhvillimit, ne vlerësojmë performancën dhe potencialin dhe përdroim rezultatin si bazë për të formuluar plane individaule zhvillimi për të detajuar më shumë kapacitetet dhe njohuritë, për të adoptuar shprehi dhe kompetenca të reja, gjithashtu për të hartuar planifikimin tonë të mëtejshëm. Ne ofrojmë një gamë të gjerë eksperiencash së të mësuarit për njerëzit tanë, të cilat variojnë nga adoptimi i Kodit të Sjelljes dhe Vlerave TITAN, tek zhvillimi lidershipit, përmirësimi i shprehive teknike dhe përftimi i kualifikimeve profesionale të mirënjohura. Ne zhvillojmë në mënyrë të vazhduar sistemin tonë të vlerave tek njerëzit tanë me qëllim ofrimin e rritjes së vazhduar profesionale dhe personale, ashtu si edhe kariera shpërblyese dhe të qendrueshme.

Karriera & Punësimi

Ne jemi në kërkim të njerëzve që ndajnë vlerat tona, janë të motivuar, të apasionuar për punën e tyre dhe suksesin e kompanisë dhe kujdesin për të tjerët, të cilët punojnë mirë me ta. Ata balancojnë aftësitë intelektuale me pjekurinë emocionale për të trajtuar presionet dhe kërkesat e mjedist përreth. Nëse je i interesuar për një karrierë sfiduese me mundësi për trajnim dhe zhvillim të vazhduar, mund të na dërgoni Curriculum Vitae në adresën e postës elektronike në vijim hr@antaeacement.com duke indikuar pozicionin për të cilin je i interesuar të punosh.