SHËNDETI DHE SIGURIA

Shëndeti dhe Siguria ka qenë dhe mbetet prioriteti më kryesor i drejtimit në shoqërinë tonë. Objektivi i Grupit për zero lëndime në punë dhe përpjekjet e saj për të qenë performuesit më të mirë në industrinë ndërkombëtare të materialeve të ndërtimit kanë bërë që ANTEA të arrijë përsosmërinë. Vizioni i Shëndetit dhe Sigurisë në punë ka bërë që shoqëria të kërkojë gjithashtu çertifikim, me qëllim për të siguruar se zbatohen procedurat dhe kontrollet e duhura. Përveç trajnimeve, ANTEA zbaton gjithashtu masat për të mbajtur kulturën “zero” aksidente në fabrikë jo vetëm për punonjësit e drejtpërdrejtë por gjithashtu edhe për kontraktuesit si dhe transportuesit.

 

PËRSHKRIMI 2012 2013 2014 2015 2016
Dëmtimet (punonjës direkt) 0 0 0 0 0
Dëmtimet (punonjës indirekt) 0 0 0 0 0
LTI 1 0 0 0 0
LTIFR 2.45 0 0 0 0
LTISR 853.79 0 0 0 0
Lëndimet e lehta 23 39 41 43 40
% e NM të investiguara 91.3 92.3 95.1 100 100
Numri I veprimeve korrigjuese 55 110 77 77 89
Propozimet nga punonjësit 26 18 29 9 9
Orë trajnimi (punonjës direkt) 1894 3420 2603 2974 3491
Orë trajnimi (punonjës indirekt) 773 1760 596 854 1162

 


TRAJNIMET

ANTEA Cement zbaton një program vjetor trajnimesh. Tema të ndryshme zgjidhen në mënyrë që një trajnim i duhur dhe i përshtatshëm ti ofrohet personelit tonë dhe që veprimtaritë tona të jenë në përputhje me legjislacionin Shqipëtar, sa i përket Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Trajnimet bëhen çdo javë dhe gjithashtu përfshijnë dhe kontraktorët ditorë.

Orët e trajnimit të TKP

Treguesit Kyç të Performancës (TKP) janë instrumentat matës që kompania ka vendosur për të monitoruar performancën mbi Shëndetin dhe Sigurinë. Ato maten dhe raportohen në mënyrë periodike dhe në bazë të tyre kompania vendos prioritete për ndërtimin e një kulture siguri me zero aksidente.

2592

ORË NË 2010


Punonjës Direkt = 2495 Orë
Punonjës Indirekt = 97 Orë
3432

ORË NË 2011


Punonjës Direkt = 3034 Orë
Punonjës Indirekt = 398 Orë
2667

ORË NË 2012


Punonjës Direkt = 1894 Orë
Punonjës Indirekt = 773 Orë
5180

ORË NË 2013


Punonjës Direkt = 3420 Orë
Punonjës Indirekt = 1760 Orë

3199

ORË NË 2014


Punonjës Direkt = 2603 Orë
Punonjës Indirekt = 596 Orë
3828

ORË NË 2015


Punonjës Direkt = 2974 Orë
Punonjës Indirekt = 854 Orë
4653

ORË NË 2016


Punonjës Direkt = 3491 Orë
Punonjës Indirekt = 1162 Orë