Angazhimi i grupeve të interesit është një proces i vazhdueshëm përmes të cilit ANTEA Cement synon të ndërtojë marrëdhënie të mira dhe të bazuara me aktorët kryesore të saj. Sipas përkufizimit të dhënë nga AA1000 për Standartin e Angazhimit të Grupeve të Interesit, “aktorët janë ato grupe që ndikojnë dhe/ose mund të ndikohen nga aktivitetet, produktet ose shërbimet e një organizate dhe me performancën e lidhur. www.accountabilityrating.com

PALËT KRYESORE TE INTERESIT TË ANTEA-S

  • Punonjësit
  • Klientët
  • Komunitetet lokale dhe autoritetet shtetërore
  • Aksionerët
  • Rregullatorët, autoritetet
  • Partnerë dhe furnitorë biznesi
  • Kontraktorët
  • Autoritetet lokale
  • Media
  • Shoqëria civile
  • Rinia
  • Akademia dhe kërkimet
Duke dëgjuar dhe duke iu përgjigjur shqetësimeve të të punësuarve tanë, komunitetit lokal, klientëve, aksionarëve dhe grupeve të tjera të interesit ka qenë një forcë shtytëse në përpjekjet tona për përmbushjen me efikasitet të sfidave të përgjegjësisë sociale të korporatës. Kuptimi dhe adresimit të çështjeve materiale të grupeve tona të interesit është një proces i vazhdueshëm, në të cilin ANTEA Cement është e angazhuar për ta zhvilluar edhe më tej. Qëllimi kryesor ka qënë thellimi i angazhimit me palët e interesit duke:

  • Organizuar trajnime dhe veprimtari të ndryshme që kanë si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kujdesin për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë, si dhe festimin e ditëve ndërkombëtare të rëndësishme dhe arritjet e fabrikës.
  • Sjellë programe zhvillimi që kanë si qëllim mbështetjen e palëve tona të interesit, veçanërisht komunitetin lokal, me infrastrukturë më të mirë, mundësi në rritje për arsimim më të mirë, si dhe shërbime publike.
  • Pasur vazhdimisht dialog të hapur me palët tona të interesit, me qëllim arritjen e transparencës së performancës tonë dhe adresimin e duhur të çështjeve të tyre më thelbësore.
  • Prezantuar tek palët tona të interesit veprimtaritë dhe praktikat e mira, nëpëmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit

ANTEA Cement vazhdimisht zhvillon takime me palë të ndryshme të interesuara, duke adresuar çështje dhe shqetësime të ndryshme.

Dypalëshe
  • Kryetari i Komunës Thumanë
  • Inspektoriatet
  • Agjencitë qeveritare
  • Sindikata
  • Projekti i BE-së CEMSA
Shumëpalëshe
  • Të moshuarit e Borizanës
  • Rrjeti PSK
  • Asamblea Përgjithëshme & Bordi i Drejtuesve
  • UNDP
  • Ministria e Ekonomisë
  • Ministria e Mjedisit
  • GIZ
  • CGIA
  • Media
  • Ministria e Mirëqënies
Takime publike
  • Komuna Thumanë
  • OJQ
  • Përfaqësues vendor
Forume të tjera
  • AMCHAM
  • FIA
  • HBAA
  • Forume shumëpalëshe
  • Konferenca akademike
  • Workshope
  • Tryeza të rrumbullakëta
  • Seminare

Bashkëpunimi me komunitetin vendas

Në përmbushjen e objektivave të saj, ANTEA Cement, përfshin parimet e përgjegjësisë së korporatave dhe qëndrueshmërisë në funksionet e saj të biznesit, me vizionin se nuk është thjesht një detyrim moral por dhe një praktikë e mirë biznesi.

ANTEA Cement ndodhet në Boke e Kuqe dhe rrethohet nga 4 fshatra: Picrrage, Brret, Thumanë dhe Borizanë. Komuniteti vendas është një ndër aktorët kryesorë të ANTEAs dhe ne synojmë të mbajmë marrdhënie të shkëlqyera me komshinjtë tanë duke pasur një dialog të vazhdueshëm dhe transparent si dhe duke investuar në komunitet. Ne kemi një mekanizëm ankesash si pjesë e Sistemit të Integraur të Menaxhimit që operon kompania. Procedura synon që të nxisë komunikim efikas të jashtëm dhe të brendshëm me aktorët tanë dhe specifikisht me komunitetet vendas, duke ndërgjegjësuar dhe inkurajuar dialogun për çështje të ndryshme dhe problematikat përkatëse që kanë të bëjnë me punën zhvillimore të ANTEAs.

Programet e zhvillimit që ne implementojmë, përqëndrohen tek ofrimi i kushteve sa më të mira të jetesës, sigurisë dhe shëndetit duke kontribuar në mirëqenien e banorëve të komuniteteve vëndas. Fushatat kryesore të ANTEA Cement janë edukimi, sporti, shëndeti, infrastruktura, personat që vuajnë izolimin social dhe kultura.

Rrjeti i PSK në Shqipëri

Në misionin e saj për të promovuar Përgjegjësinë Sociale të Korporatave, ANTEA Cement së bashku me ndërmarrje të tjera të mëdha në Shqipëri bëri përpjekje për të promovuar krijimin a një rrjeti të drejtuar nga bizneset për PSK. Nevoja për krijimin e këtij rrjeti ishte e dukshme në Shqipëri sidomos për faktin se në këtë vend nuk kishte një rrjet të tillë dhe ku disa aspekte të PSK, duke përfshirë shëndetin, të drejtat e njeriut dhe standartet mjedisore, kishin nevojë për përmirësim.
Rrjeti Shqiptar për PSK është lançuar në Prill të 2013, ku shumë aktorë të ndryshëm e kanë përgëzuar këtë iniciativë dhe ANTEA është atribuar për rolin e saj në këtë nismë, nëpërmjet emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm si President i Rrjetit. Eventi inaugurues i Rrjetit kishte pjesëmarrjen e kompanive të mëdha nga e gjithë Shqipëria, Programi i Zhvillimit i OKB-së në Shqipëri (UNDP), përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë, Shoqata Biznesi, etj.
Që në fillim Rrjeti ka bashkë-organizuar, me UNDP dhe Ministrinë e Ekonomisë së Shqipërisë, Forume Shumëpalëshe për PSK-ës, ndërsa kryen dhe takime mujore me anëtarët e Rrjetit. Seminari mbi çështje të rëndësishme si Shëndetësia dhe Siguria, Kujdesi për Mjedisin dhe Të Drejtat e Njeriut janë organizuar me qëllimin për të ndarë praktikat më të mira ndërmjet kompanive anëtare dhe kontraktuesve të tyre si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standarteve. PSK-ës në Shqipëri ka organizuar me sukses për dy vite rresht çmimet për PSK- ës në Shqipëri dhe ka nderuar bizneset e mëdha dhe të vogla për aktivitetin e tyre në kuadër të PSK-ës.
Rrjeti së fundmi i është bashkuar me CSR Europe, rrjeti më i madh PSK në Evropë me më shumë se 46 Organizata Kombëtare Partnere dhe 50 korporata anëtare.

Për më shumë detaje lutem vizitoni Rrjeti Shqiptar i PSK.

VLERESIMI I MATERIALITETIT


Vlerësimi i materialitetit është një proces i vazhdueshëm, që siguron bazat për zbatimin e strategjisë sonë të qëndrueshmërisë. Nëpërmjet këtij procesi, ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe të forcojmë bashkëpunimin, në mënyrë që të krijojmë vlera të përbashkëta dhe të kontribuojmë për një zhvillim të qëndrueshëm.

.
Hapat e Vlerësimit të Materialitetit për ANTEA-n:
  1. Identifikimi i palëve kryesore të interesit dhe çështjet materiale
  2. Angazhimi me palët e interesit për të verifikuar materialitetin
  3. Zhvillimi i Strategjisë duke u përqendruar tek përparësitë
  4. Angazhimi i punonjësve për zbatimin e strategjisë
  5. Rishikimi dhe raportimi mbi performancën tek palët e interesit
Matriksi i Materialitetit

SDG-të përkatëse për çështjet materiale
SDG-të kryesore për ANTEA-n


SDG-të Suplementare