E Premte 24 Tetor 2014
      Zgjidh gjuhën:
Albanian |
ΤΙΤΑΝ Group Lidhje Harta e zonës Faqja kryesore
Ju jeni këtu > Faqja kryesore > Rreth ANTEA-s  > Fabrika e ANTEA-s për prodhimin e çimentos
Fabrika e ANTEA-s për prodhimin e çimentos

Data 20 Janar është një ngjarje e rëndësishme për grupin TITAN pasi shënon hapjen e fabrikës me te fundit te grupit TITAN për prodhimin e çimentos në Shqipëri.

  • Deri më sot ky është investimi më i madh privat i realizuar nga partnerë të huaj në vend dhe është një nga investimet më të mëdha të bëra gjatë viteve të fundit nga grupi TITAN, që kap vlerën 200 milion Euro. 
  • Ndërtimi i fabrikës së re për prodhimin e çimentos është nje model bashkëpunimi shumëkombesh. 
  • TITAN ka 60% të aksioneve në këtë sipërmarrje, ndërsa Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë 40% të aksioneve. 
  • Ndërtimi ishte një angazhim me të vërtetë shumëpalësh, me furnizues grek, kinez dhe Europianoperendimor, si dhe kontraktorë kinez, grek dhe shqiptarë. 
  • Ndonëse ky ishte një projekt pro - ambjentit, i ndërtuar në një zonë pa infrastrukture bazë (si për shembull akses në rrugë, energji elektrike, ujë, etj) dhe në një komunitet pa zhvillim industrial dhe në kushte shumë të vështira jetese, punimet u përfunduan gjithsesi në kohë dhe në përputhje me buxhetin e planifikuar. 
  • Gjatë ndërtimit të fabrikës nuk u aksidentua asnjë person dhe u shpenzuan më shumë se 4 milion orë pune në një siguri absolute. 
  • Fabrika e re është një nga fabrikat me teknologjinë më të avancuar në botë, me tre mulli vertikale të llojit Loesche për bluarjen e lëndës së parë, lëndëve djegëse dhe çimento të ngurtë, një furrë me funksion para nxehje me Calciner që kryen procesin në 5 faza, ftohesin e ri Claudius Peters te Clincerit, dhe ambjente me kapacitet te madh Ventomatic për paketimin e çimentos dhe vendosjen e paleteve. Kapaciteti prodhues i Fabrikës do të jete 1.5 milion ton çimento në vit. 

  • Një nga aspektet më të rëndësishme të fabrikës së re, në mos më i rëndësishmi, është se ajo shërben si shembull i praktikës më të mirë përsa i përket mbrojtjes së mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në punë, dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Që në fillim të projektit, TITAN ngriti një komitet të përbërë nga ekzekutivë të nivelit të lartë për tu marrë me koordinimin dhe bashkëpunimin me kontraktorët dhe furnizuesit dhe për tu kujdesur që ndërtimi i fabrikës të përfundonte në përputhje të plotë me standartet e larta të përcaktuara nga Grupi TITAN. U krijuan sisteme manaxhimi për shëndetin dhe sigurinë në punë, operacione përgjegjëse për procesin e furnizimit si dhe për mbrojtjen e mjedisit. Për shembull: 
    • Një sistem gjithpërfshirës për manaxhimin e mjedisit, në përputhje me standartet ISO 14001. 
    • Një sistem manaxhimi për përgjegjësinë sociale, në përputhje me standartin SA8000 
    • Një sistem manaxhimi për shëndetin dhe sigurinë në punë, që mbulon ndërtimin e fabrikës së re dhe sigurinë rrugore.
  • U miratua një program social tre - vjeçar për të manaxhuar aplikimin aktiv të procedurave dhe sistemeve me qëllim për të kufizuar dhe kontrolluar ndikimin e fabrikës së re tek komunitetet vendase dhe tek mjedisi. 
  • Puna në fabrikë ka funksionuar gjithnjë paralelisht me nje sere iniciativash të përgjegjësisë sociale të korporatës për te financuar dhe mbështetur punën e qendrës së dytë të Akreditimit të Trajnimeve Teknike Profesionale te Shqiperise , duke ngritur tek kjo qëndër edhe reparte te pajisura me mjetet e nevojshme.

Fabrika e re e ANTEA-s është tashme plotësisht funksionale, ashtu siç janë edhe karierat (gëlqeroret dhe flish) të ndërtuar nga TITAN dhe dy terminale për prodhimin e çimentos me shumicë, me një kapacitet total prej 6,000 ton, në Tiranë dhe në Durrës.

Ashtu siç theksoi edhe Z. Aggelos Kalogerakos, ish-Drejtori i Përgjithshëm i TITAN ANTEA Sh.A: “Për momentin fabrika e ANTEA-s është investimi më i madh i realizuar në Shqipëri. Kjo fabrikë furnizon tregun vendas, i cili po zhvillohet me shpejtësi, dhe ka nevoja të mëdha infrastrukturore, si edhe vende të tjera në rajonin e Mesdheut”.

Historiku i ANTEA-s

  • Në fund të vitit 2005 u mor vendimi për të kërkuar për një territor, pranë burimeve ku mund të gjendej lëndë e parë e nevojshme për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e çimentos, në Shqipëri, e cila do të përmbushte nevojat gjithnjë në rritje te vendit për materiale ndërtimi. TITAN ka eksportuar për tregun shqiptar çimento të ambalazhuar nga viti 1994 deri në vitin 2006, vit ne te cilin TITAN ndërtoi gjithashtu në Vlorë një qendër për shpërndarjen e çimentos së ambalazhuar, e cila funksionon edhe sot.
  • Në datën 25 Korrik 2007 u nënshkrua një kontratë në Tiranë, ndërmjet Kompanisë shqiptare ANTEA Cement sh.a, degë e Grupit TITAN, dhe Kompanisë kineze CBMI Construction Co. sh.p.k, për të ndërtuar fabrikën e re për prodhimin e çimentos.
  • 23 Korrik dhe 1 Tetor 2007: Parlamenti Shqiptar ratifikon një marrëveshje ndërmjet TITAN dhe autoriteteve kombëtare për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e çimentos në Boka e Kuqe, në Krujë (50km në veri të Tiranës). TITAN iu akordua e drejta për përdorimin e tokës dhe kryerjen e punimeve minerare për 99 vjet.
  • Në shkurt të vitit 2008 filloi puna për ndërtimin e fabrikës.
  • Në nëntor të vitit 2008 u deklarua se IFC dhe BERZH do të kishin aksione tek ANTEA. 
  • Në janar të vitit 2010 u prodhua Clinkeri i parë. 
  • Në prill të vitit 2010 u përgatitën shitjet e para të çimentos për tregun vendas dhe për eksport.