E Hënë 24 Nëntor 2014
      Zgjidh gjuhën:
Albanian |
ΤΙΤΑΝ Group Lidhje Harta e zonës Faqja kryesore
Ju jeni këtu > Faqja kryesore > Burimet Njerëzore  > Politikat e Punësimit
Politikat e Punësimit

Ne besojmë se njerëzit më të mirë meritojnë mbështetjen më të mirë, si dhe një mjedis pune ku ata do të jenë në gjendje të mësojnë, të zhvillohen dhe të kenë sukses. Zhvillimi, qoftë personal ose profesional, vjen edhe nga trajnimet formale dhe nga ato informale të mentorimit  dhe udhëzimit. Gjithashtu, ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave të reja për të mbështetur zhvillimin e lidershipit.

Si pjesë e procesit tonë të rishikimit vjetor të menaxhimit, ne vlerësojmë performancën dhe potencialin dhe përdorim rezultatin si bazë për përpilimin e planeve për zhvillimin individual për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tona, për të përvetësuar aftësi dhe kompetenca të reja, si dhe për të formuluar planifikimin tonë për të ardhmen.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë përvojash mësimore për njerëzit tanë, duke përfshirë edhe mësimin në punë (on-the job learning), zhvillimin e lidershipit, trajnimin për të zhvilluar aftësitë teknike, si dhe trajnimin për kualifikime të njohura profesionale. Ndarja e njohurive në organizatë është thelbësore dhe zhvillohet një numër programesh mësimore.