Publikohet Raporti Vjetor i Integruar i Grupit TITAN 2017
13 Qershor, 2018
Nisma “Sy të Shëndetshëm për Arsimim të Suksesshëm” shtrihet në katër shkolla të tjera të komunitetit lokal
29 Qershor, 2018

Fillon rindërtimin i urës së Drojës pas dëmtimeve nga përmbytjet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z. Damian Gjiknuri, deklaroi se ANTEA Cement pjesë e Grupit TITAN dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar do të angazhohen në rindërtimin e urës së Drojës që u dëmtua rëndë nga përmbytjet disa muaj më parë. Punimet e riparimit të propozuara për urën që lidh Mamurrasin me Thumanëm dhe Fushë-Krujën do të kërkojnë investime prej 1 milion euro që do të mbulohen tërësisht nga ANTEA Cement. “Ne jemi duke punuar me më shumë investitorë për të zbatuar projekte të ngjashme, në pjesë të tjera të Shqipërisë”, tha Minsiter Gjiknuri. Në disa muaj ura do të jetë e hapur për trafikun dhe komunitetin lokal. Dyshemeja e urës së re do të ketë një gjerësi prej 10.5 m dhe trotuare dhe është planifikuar të përfundojë brenda katër muajve të ardhshëm.

https://www.facebook.com/267225880099293/posts/1090487324439807/