ANTEA Cement mbështet Konferencën Ndërkombëtare mbi Energjinë e Pastër dhe Shkencën e Mjedisit
1 Dhjetor, 2015
ANTEA publikon të parin Raport të Audituar të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës dhe Qëndrueshmërisë 2014
9 Dhjetor, 2015

Forcimi i familjes në komunën Thumanë

Kompania ANTEA Cement, pjesë e Grupit TITAN, në bashkëpunim me Fshatin SOS, ka nisur projektin ‘’Forcimi i familjeve në bashkinë Thumanë’’, i cili është një projekt humanitar në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve që jetojnë në kushte të vështira jetese.  Projekti parashikon të ndihmojë 47 fëmijë dhe 19 familje në nevojë në fshatrat Thumanë dhe Borizanë të Bashkisë Krujë. Këto familje rrezikojnë të humbasin fëmijët e tyre për shkak të kushte tepër të vështira të jetesës.  Por nëpërmjet këtij projekti 1 vjeçar  synohet të sigurohen kushtet më optimale familjare, përfshirë mbrojtjen e të drejtave, arismimin, shëndetin, kushtet e higjenës, ushqimin, etj., si dhe kapacitetin e zhvillimin në komunitet.
Aktiviteti u organizuar në mjediset e fabrikës së ANTEA Cement dhe u ndoq nga Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë , Z. Adamantios Frantzis dhe i gjithë stafi menaxhues, përfshirë punonjësit nga zonat lokale, Drejtoresha e Përgjithshme e Fshatit SOS, Znj. Teuta Shkenza, Administratorja e Njësive për Thumanën, Znj. Griselda Mana, Menaxheri i Projektit i Fshatit SOS Znjsh. Destemona Toptani, përfqësues të qeverisjes vendore, familjet që përfitojnë nga ky projekt, përfaqësues të intitucioneve arsimore dhe shëndetsore të Thumanës, Borizanës etj.
Eventi u hap me fjalën përshëndetëse të Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë ANTEA Cement, Z. Adamantios Frantzis. Ai falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e Fshatit SOS për implementimin e këtij projekti.  Z. Frantzis tha se projekti ‘’Forcimi i Familjes’’ i cili do të implementohet në fshatrat Thumanë dhe Borizanë për shkak të nivelit të lartë të problemeve sociale dhe ekonomike, synon të sigurojë mbrojtje për fëmijët dhe respektimin e të drejtave të tyre.
‘’Projekti do të sigurojë një gamë shërbimesh falë bashkëpunimit të ngushtë më njësitë administrative vendore, shkollave dhe mjeteve të tjera të shërbimit’’ that Z. Frantzis. Ky projekt është nisma e rradhës që i shtohet numrit të projekteve, kontributeve dhe investimeve që kompania ka realizuar ndër vite, në mëyrë që të funksionojë më përgjegjësi dhe ndjeshmëri mbi çështjet sociale dhe mjedisore, me vlerë që e kalon shumën prej 1,000,000 euro.
Frantzis that se ‘’Edhe pse ANTEA është e përkushtuar në mbështetjen e këtij projekti, donatorë të tjerë që janë të interesuar për të kontribuar në këtë projekt, janë mëse të mirëpritur dhe të inkurajuar për të marrë pjesë në këto nisma me karakter human’’.
Gjatë fjalimit të saj , Drejtoresha Ekzekutive e Fshatit SOS , Teuta Shkenza shprehu mirënjohjen për kontributin dhe përkushtimin e ANTEA Cement në sigurimin e mundësive reale për familjet e varfëra të këtyre zonave, veçanërisht për fëmijët, për të siguruar kushte më të mira jetese dhe standarte.
‘’Më lejoni të shpreh mirënjohjen më të përzemërt dhe falenderimet e mia. Pavarësisht eksperiencës së gjatë profesionale të Organizatës SOS, ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të kompanisë ANTEA Cement, e cila bëri të mundur financimin e këtij projekti, duke demonstruar jo vetëm përgjegjësi të lartë si kompani por dhe një aspekt human të fuqishëm.  Falë këtij bashkëpunimi, besimi të ndërsjelltë, këmbëngulje të vazhdueshme dhe pune profesionale të bashkëpunëtorëve ne ja arritëm të finalizonim idetë tonë për tu dhëmë më shumë mundësi zhvillimi fëmijëve dhe familjeve të këtij komuniteti‘’ tha Znj. Shkenza.
Administratorja e Njësive për Thumanën, Znj Griselda Mana falenderoi kompaninë ANTEA Cement për kontributin e çmuar dhe të vazhdueshëm përgjatë viteve dhe e përshkroi këtë projekt si një shembull që duhet të ndiqet edhe nga donatorë të tjerë, në mënyrë që dhe familje të tjera të zonës dhe më tej të kenë mundësinë për të standartizuar kushtet e jeteses, në veçanti krijimin e mundësive për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.
Menaxherja e Projektin për Fshatin SOS, Znjsh. Destemona Toptani bëri një prezantim të detajuar të programit dhe prezantoi të pranishmit me objektivat dhe qëllimet e këtij projekti, i cili do të implementohet për një vit.
Qëllimi i këtij projekti është të forcojë gjendjen e familjeve që kanë fëmijë nga mosha 0-18 vjeç dhe që jetojnë një kushte të vështira socio-ekonomike, në mënyrë që të rifitojnë aftësinë për tu siguruar kujdes fëmijëve të tyre  që të rriten në një mjedis familjar, social dhe të dashur. Fëmijëve do tu ofrohen shërbime për tu siguruar të drejtën e mbijetesës dhe zhvillimit ndërsa prindërve do tu ofrohet shërbime për të ndërtuar kapacitetet në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe për të përparuar kapacitetin e tyre për të siguruar kujdesje prindërore.
Ky nuk është projekti i parë që ANTEA Cement promovon dhe inkurajon për përgjegjësitë sociale.  ANTEA ka organizuar një numër aktivitetesh përgjatë viteve, të cilat kanë patur si qëllim të mbrojnë mjedisin, kujdesin ndaj fëmijëve, çështjet sociale në përgjithësi etj.