ANTEA Cement festoi Ditën e Tokës nën moton ‘ Mbill një pemë, ndihmo planetin’
22 Prill, 2017
Sy të Shëndetshëm për një Arsim të Suksesshëm
18 Tetor, 2017

Mësimi i njohurive kompjuterike

Shkolla verore ‘Mësimi i njohurive kompjuterike’, përmbylli me sukses ditën e saj të fundit në Thumanë. Nga ky projekt përfituar 22 pjesëmarrës të grupmoshës 12-16 vjeç nga shkolla e ciklit fillor dhe e mesme “Ramazan Jangozi” në Thumanë dhe gjithashtu 18 pjesëmarrës të moshave 11-16 vjeç nga shkolla e ciklit fillor dhe e mesme ‘Haxhi Qira’ në Borizanë.
Pjesëmarrësit janë gjithashtu përfitues të nismës ‘Projekti për Forcimin e Familjes’ mbështetur nga ANTEA që nga viti 2015 dhe zbatuar nga Fshati SOS. Shkolla verore ‘Mësimi i njohurive kompjuterike’ u zbatua falë mbështetjes bujare të ANTEA Cement nga dy organizata vullnetarësh si Liburnetik dhe PVN Shqipëri. Ky projekt është pjesë e Planit të Veprimit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës të kompanisë dhe u zhvillua në ambientet e zyrës ANTEA në Thumanë.
Përgjatë këtij programi dymujor, organizata Liburnetik garantoi transferimin e njohurive për pjesëmarrësit në lidhje me (i) Sistemet e Operimit Windows, (ii) Paketa Microsoft Office, (iii) Historiku i kompjuterëve, (iv) Komandat Funksionale Kyçe të Tastierës dhe (v) Arkitekturë Hardware për Fillestarë. Përgjatë shkollës verore, pjesëmarrësit treguan një interes të shtuar në cështjet e trajtuara për shkak të mjedisit miqësor të të nxënit, shpërndarjes së materialeve kreative dhe vetë interesit të pjesëmarrësve për të përftuar njohuri mbi zbatimin e mjeteve dhe shprehive të kompjuterit. Metoda e aplikuar nga Liburnetik dhe PVN Shqipëri e bëri këtë program më efektiv dhe lehtësisht të asimilueshmëm, duke u përqendruar në leksione frontale, detyra individuale, detyra në grup, tutorial, video creative, etj. U aplikua gjithashtu një test njohurish për të kuptuar nivelin e progresit të arritur nga pjesëmarrësit dhe për të identifikuar gjashtë fituesit e kësaj shkolle verore dymujore.
Shkolla verore u finalizua mes ndarjes së çmimeve për tre pjesëmarrësit më aktiv të Thumanës të cilët treguan progres të dalluar përgjatë programit. Fituesit të vendit të parë ju dhurua një kompjuter personal (laptop), vendit të dytë dhe të tretë një libër dhe një USB memorie. E njëjta metodë u aplikua për nxënësit nga Burizana duke i akorduar çmimit të parë një biçikletë, dhe çmimit të dytë dhe të tretë një libër dhe një USB memorie. ANTEA Cement shpërndau këto donacione për fëmijët e komunitetit lokal me qëllim një impakt të ndjeshëm dhe të qendrueshëm të PSK duke I motivuar pjesëmarrësit për ambiciet e tyre të së ardhmes.