ANTEA i bashkohet nismës ‘Adopto një Kopësht’
21 Dhjetor, 2016
Fushata LOTOTO
23 Janar, 2017

Një vit nga Pakti për Rininë

Në vitin 2015, Grupi TITAN ofroi një total prej 432 internshipe dhe angazhoi më shumë se 53 partneritete me organizata akademike ose fondacione arsimore. U hartëzua situate në të gjitha shtetet ku grupi operon dhe u zhvillua një Libër Udhëzimesh, për të lehtëuar nga pikpamja cilësore planifikimin dhe zbatimin e programeve të internshipit. Qëllimi i përgjithshëm i këtij materiali është për të lidhur më mirë nevojat e biznesit me ato të prurjeve të talenteve të reja. Raporti Vjetor 2016 i Grupit TITAN përfshin një rishikim të internshipeve të ofruara nga Grupi TITAN, ku programi do të përfshihet në procesin e buxhetimit për vitin 2017. Më tej, Grupi TITAN ka kontribuar në dialogun e palëve të interesuara në Greqi, ashtu sikurëse edhe në komunikimin e Paktit në Kosovë dhe Shqipëri, përmes rrjeteve locale, në mënyrë për të kanalizuar më së miri bashkëpunimin mes biznesit dhe institucioneve akademike. Ndërkohë, një partneritet i ri është bërë me RELOAD Greqi: një fondacion me qendër në Londër, I cili synon garantimin e zhvillimit të aftësive të të rinjve në sipërmarrje dhe inovacion shoqëror që mund të ndihmoj komunitetet e tyre të zhvillohen nga pikëpamja ekonomike dhe sociale.