NJERËZIT TANË

Njerëzit tanë

Njerëzit janë në qendër të gjithçkajë që ne bëjmë. Përmes përpjekjeve dhe talentit të tyre ne kemi arritur të jemi të suksesshëm që nga momenti i ndërtimit të fabrikës në 2010. Ne tek ANTEA Cement kemi një angazhim të mirëfilltë për njerëzit dhe shoqërinë. Prandaj punësimi në kompaninë tonë karakterizohet nga një marrdhënie afatgjatë e bazuar në besim të dyanshëm, duke reflektuar në formë direkte vlerat e kompanisë dhe duke qenë konsistent me principet tona. Siguria dhe shëndeti në punë si dhe mirëqenia e punonjësve janë prioritete primare për ne, ndërkohë që ne investojmë sistematikisht tek njerëzit tanë, në mënyrë që ata të jenë të përgatitur të përballen me sfidat e përditshme. Duke u bashkuar me ANTEA Cement, ju jo vetëm bashkoheni me një kompani që është pjesë e Grupit kryesor shumë-rajonal lider në industrinë e materialeve të ndërtimit, por gjithashtu ju bëheni pjesë e një kompanie me një përkushtim të veçantë ndaj zhvillimit të njerëzve të vet. Ne tek ANTEA synojmë që të tërheqim, të mbajmë dhe të zhvillojmë njerëzit më të mirë, të krijojmë një ambjent që siguron kushtet më të mira të mundshme të punës, të promovojmë transparencën, të shpërblejmë performancën dhe të operojmë brënda kornizës së Kodit të Sjelljes të Grupit TITAN. Është thelbësore për politikën tonë që të krijojmë një ambjent pune në të cilin vlersohet dhe respektohet individualiteti dhe të drejtat e punonjësit. Ne promovojmë mekanizma promovojmë mekanizma për të komunikuar në mënyrë të hapur dhe të drejtëpërdrejtë me punonjësit tanë. Duke poromovuar transparencë dhe meritokraci, ne jemi të angazhuar për të ofruar mundësi të barabarta për aplikantët dhe punonjësit duke mos lejaur asnjë formë diskriminimi lidhur me gjininë, nacionalitetin, racën, fenë, statusin familjar ose tjetër. Ne u ofrojmë mundësi të barabarta të gjithë individëve në lidhje me punësimin, trajnimin, zhvillimin, promovimin dhe avancimin në karrierë.

Vendosja e standarteve nëpërmjet SA8000

ANTEA Cement është kompania e parë dhe e vetme në Shqipëri që ka implementuar me sukses dhe është çertifikuar me Standartin e Përgjegjësise Sociale 8000 (SA8000), një standart i auditueshëm i çertifikimit që inkurajon organizatat të zhvillojnë, mbajnë, dhe të aplikojnë praktikat e pranueshme shoqërore në vendin e punës. Kompania është çertifikuar në vitin 2012 dhe ka zhvilluar një Sistem të Përgjegjësise Sociale 8000 në ambjentet ku ajo operon në përputhje me kerkesat e standartit. Standarti SA 8000 u zhvillua nga Përgjegjesia Sociale Ndërkombëtare, një organizatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 1997 dhe shërben si një mjet që organizatat të sigurojnë kushte të mira pune në ambientet e tyre dhe ato të furnitoreve te tyre. Standarti SA 8000 mbulon të gjitha të drejtat kryesore ndërkombëtare të punës të përfshira në konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Deklarata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës. Zhvillimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e këtij Standarti është drejtuar nga një Bord Këshillimor multi-sektorial me ekspertë nga bizneset, sindikatat, qeverinë dhe OJF-të nga e gjithë bota dhe të gjithë industrive. Procesi i çertifikimit SA8000 është modeluar në formë të pavarur sipas standarteve të Organizatës Ndërkombëtare për Standartizim, si dhe elemente të shtuar të nevojshme për auditimin social, duke përfshirë kërkesat minimale të performancës, intervista të punëtoreve dhe një sistem të hapur të ankesave. Kompanitë që kërkojnë vërtetimin e përputhshmërisë me standartin duhet të kenë sisteme të konsoliduara të menaxhimit të im- plementuara dhe i nënshtrohen një auditimi nga një organ i pavarur, i akredituar për çertifikim.



Standardi SA8000 përmban elementët e mëposhtëm bazë:

  • Puna e fëmijëve - Nuk lejon punëtorë nën moshën 15
  • Puna e detyruar - Nuk lejon punë të detyruar duke përfshirë burg ose skllavëri
  • Shëndeti dhe Siguria - Sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm të punës
  • Liria e Shoqatës dhe e drejta për marrëveshje kolektive- Respektohet e drejta për të krijuar dhe për t’iu bashkuar sindikatave si dhe firmosja e marrëveshjeve kolektive.
  • Diskriminimi - Nuk ka diskriminim në bazë të racës, moshës, kastës, origjinës, fesë, gjinisë, orientimit seksual dhe përkatësisë politike
  • Disiplina - Nuk lejon ndëshkimin trupor, detyrim fizik apo mendor ose abuzimi verbal
  • Orë pune - Puna jashtë orarit është vullnetare dhe paguhet në një normë premium
  • Kompensimi - Pagat janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat bazë të punëtorit dhe familjes së tij/saj
  • Sistemi i Menaxhimit - Kompanitë që kërkojnë çertifikim duhet të integrojnë Standartin në sistemet dhe praktikat e tyre të Menaxhimit
  • Tek ANTEA, ne kemi të implementuar Sistemin e Menaxhimit të Përgjegjësisë Sociale 8000 që siguron përputhshmërinë me të gjitha kërkesat e standartit. Nëpërmjet standartit SA 8000 ne monitorojmë dhe ndihmojmë sipërmarrësit tanë të përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me të drejtat e njeriut. Secili prej sipërmarrësve kontrollohet lidhur me kërkesën për të lejuar bashkimin nën organizata dhe për të lejuar që punonjësit e tyre të jenë të lirë të formojnë sindikata, por duke pasur parasysh faktin se shoqëritë sipërmarrëse janë tepër të vogla, punonjësit nuk krijojnë ndonjë sindikatë formale. Secili prej sipërmarrësve kontrollohet gjithashtu për plotësimin e kërkesës së mos përdorimit të punës se fëmijëve pasi ANTEA është shumë e ndjeshme në këtë tematikë dhe ushtron shumë kontrolle në dokumentacionin përkatës lidhur me moshën.

    Kontraktuesit e rëndësishëm kontrollohen mbi kërkesat lidhur me punën e detyruar, monitorohen orët e punës dhe pagesat lidhur me pagat dhe kontributet për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Kompnia nxit në mënyrë aktive lirinë e punonjësve për t’u bashkuar në organizata, jo vetëm duke krijuar unionin e sindikatës, por gjithashtu duke kaluar përtej kërkesave ligjore, nëpërmjet aplikimit të standartit të tij të punës SA8000 mundëson përfaqësimin e punonjësve pranë nivelit drejtues. Kryetari i sindikatës dhe përfaqësuesi i punonjësve mund të diskutojnë lirshëm me nivelin drejtues, lidhur me detyrimet, përmirësimet dhe sugjerimet për shëndetin dhe sigurinë, si dhe lidhur me ndonjë çështje tjetër e cila ndikon në kushtet e punës së punonjësve.


    Dëshmi

    Ç’farë thonë të tjerët rreth ANTEA Cement
    • Akademia Profesionale e Biznesit ka filluar në vitin 2014 një bashkëpunim të frytshëm dhe shumëplanësh duke kombinuar akademinë dhe eksperiencën e ANTEA. Ne kemi marrë një mbështetje të çmuar si dhe angazhim për organizimin e një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, vizitash studimore, të fokusuara tek strategjitë e modelit të biznesit në zhvillimin mjedisor dhe qendrueshmërinë si dhe përgjegjësinë sociale të korporatës. ANTEA është një prej investimeve më të mëdha, në terren të gjelbërt, në territorin e Shqipërisë dhe një shembull për përgjegjësinë mjedisore në zbatimin e fuksineve të saj operative. Në këtë kuadër, ANTEA ka qenë një partner i angazhuar në mbështetjen e aktiviteteve tona institucionale për të rritur ndërgjegjësimin mbi strategji të tilla.
      Akademia Profesionale e Biznesit
      Insitucion i Arsimit të Lartë | Shqipëri
    • Së pari ne ndihemi me fat të kemi patur mundësinë e bashkëpunimit me ANTEA Cement SH.A. Është një punëdhënës i përgjegjshëm që kujdeset për punonjësit e vet, kontraktorët dhe sigurinë e tyre. Ofron një mjedis pune shumë të mirë me një skuadër shumë bashkëpunuese dhe një grup menaxhimi mbështetës. Ne kemi bashkëpunuar për një periudhë relativisht të shkurtër kohore (6 muaj), megjithatë ne kemi mësuar dhe kemi ndjerë vëmendjen e kushtuar ndaj nesh mes trajnimeve dhe ndërgjegjësimit për kontraktorët që nga momenti i parë. Ajo çka ne vlerësojmë më së shumti nga kjo kompani është kultura e punës, respekti reciprok dhe mbështetja e plotë në kryerjen e punës me standarded më të larta.
      ECCAT Sh.p.k
      Laborator i akredituar | Shqipëri
    • Kompania jonë ka punuar me ANTEA Cement që në vitin 2012 në fushën e menaxhimit të territorit dhe procesit të rehabilitimit Brenda fabrikës dhe guroreve përreth. Ka qenë një kënaqësi të punoje për një kompani kaq serioze dhe të përgjegjshme. Mënyra se si trajtohen nënkontraktorët dhe vëmendja kushtuar për trajnimin e tyre është e shkëlqyer. Të punosh me ANTEA është një sfidë e përditshme dhe një përmirësim i vazhdueshëm.
      GJELBERIMI 2000 sh.p.k
      Menaxhim Territori | Shqipëri
    • ANTEA Cement nuk është një punëdhënës i zakonshëm, por ai që me të vërtetë kujdeset për punonjësit dhe qëndron i vërtetë ndaj vlerave të tij bazë. Jam shumë krenar që jamë pjesë e kompanisë që ka legjislacionin vendas si minimumin e detyrimeve të tij dhe përpiqet të zbatojë praktikat më të mira kur është fjala për shëndetin dhe sigurinë, mjedisin, teknologjinë, të qënit “fqinj” i përgjegjshëm dhe në çdo aktivitet tjetër. Unë kam qenë pjesë e ANTEAs për gjashtë vjet e gjysëm, duke filluar si zëvendës Drejtor i Prodhimit dhe si Menaxher i Prodhimit për tre vitet e fundit. ANTEA më ka ofruar të gjitha trajnimet e nevojshme për zhvillimin tim profesional për të përmbushur përgjegjësitë e mia. Për më tepër, ANTEA më ka ofruar gjithashtu një platformë për të përmbushur ambiciet e karrierës sime.
      Behar Disha
      Menaxher i Prodhimit | ANTEA Cement