“Siguria në Shtëpi” është një program edukative i cili u zhvillua në shkollat e komunitetin lokal.
27 Shkurt, 2020
Siguria e punonjësve tanë, familjeve të tyre dhe komunitetit ka qenë gjithmonë përparësia jonë më e lartë këtu në ANTEA Cement
9 Mars, 2020

Programi “Higjiena në shkollë”,nisma më e re e ANTEAs

Higjiena personale është veprim, zakon ose praktikë për ta mbajtur veten të pastër, por njëkohësisht edhe një mjet thelbësor për të ruajtur shëndetin e mirë. Zbatimi me korrektësi i praktikave të higjienës personale ndikon edhe në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve të tjerë rreth nesh.Qëllimet kryesore të kësaj nisme janë përmirësimi i sjelljes të nxënësve përmes praktikave të dobishme të lidhura me higjienën personale, ushqimore, shtëpiake dhe publike. Gjithashtu, ky program synon të edukojë fëmijët edhe për faktorët mjedisorë të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Në këtë nismë u angazhuan profesionistë të përzgjedhur të shëndetit publik, të cilët bashkëpunuan ngushtësisht me drejtuesit e shkollave të zonës përreth ANTEA Cement për të arritur qëllimet e saj. Kjo nismë u prit me shumë interes edhe nga komuniteti lokal. Programi nisi zbatimin në muajin shtator 2019 dhe u shtri deri në muajin shkurt 2020, duke përfshirë mësimdhënie alternative mbi kujdesin për higjienën personale, këshillime direkte, seanca informuese, veprimtari e lojëra praktike për 420 nxënësit pjesëmarrës.
Nxënësit patën mundësi për të parë vetë përmes mikroskopit se sa papastërti mbajnë duart e tyre, rrobat apo librat, duke rritur kureshtjen dhe diskutuar mbi parandalimin dhe masat që duhet të marrin për një higjienë personale të kënaqshme. Në përfundim të programit, të gjithë nxënësve të komunitetit lokal të fshatrave Thumanë, Borizanë, Fushë Mamurras dhe Shpërdhet, ju dhuruan sete për higjienën personale.
Pavarësisht situatës të krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, i cili shkaktoi jo pak probleme në zonë, ky program pati vijueshmëri dhe u pa si një mundësi e mirë që nxënësit e shkollave të zonës të zhvillonin disa orë argëtuese në praninë e profesionistëve të shëndetit publik.