ANTEA Cement mbështeti dhe mori pjesë në konferencën “Bashkitë/Qytetet e zgjuara urbane dhe industritë efikase për energji”.
7 Qershor, 2018
Fillon rindërtimin i urës së Drojës pas dëmtimeve nga përmbytjet
27 Qershor, 2018

Publikohet Raporti Vjetor i Integruar i Grupit TITAN 2017

Grupi TITAN ka publikuar Raportin e saj të Integruar të vitit 2017 i cili paraqet tiparet vjetore të performancës financiare, mjedisore dhe sociale të kompanisë. 2017 shënon vitin e 15-të të radhës të Grupit për raportimin e performancës së saj jofinanciare dhe përpjekjet e saj për t’u angazhuar me aktorët kyç në një dialog transparent, të hapur dhe proaktiv, si dëshmi e angazhimit të saj të vazhdueshëm për të ndërtuar një operacion më të qëndrueshëm dhe më të mirë së bashku me palët e interesuara. Raporti vjetor i integruar i vitit 2017 përshkruan arritjet kyçe të grupit në prioritetet kryesore të saj, si balancimi i përfitimit dhe rritjes dhe nxitja e qëndrueshmërisë afatgjatë të biznesit të saj. Ashtu si në vitet e mëparshme, TITAN paraqet përkushtimin dhe përkrahjen e saj të demonstruar ndaj Objektivave të Qëndrueshëm të Zhvillimit të OKB-së, duke u angazhuar në partneritete globale dhe lokale dhe duke punuar së bashku për të kontribuar në Axhendën e OKB-së 2030. Ne ju ftojmë të lexoni raportin e plotë në lidhjen e mëposhtme http://integratedreport2017.titan.gr/