Rrjeti i PSK dhe Ministria e Mjedisit nënshkruajnë Momerandumin e Mirëkuptimit mbi pyllëzimin
30 Qershor, 2015
ANTEA Cement dhuron gjak për fëmijët talasemikë
11 Shtator, 2015

Rezultatet e TITAN për gjysmën e parë të 2013

Në gjysmën e parë të 2013, TITAN-i i forcoi edhe më shumë shifrat financiare, rriti shitjet, gjeneroi pozitivisht rrjedhshmërinë e parave dhe e uli edhe më shumë borxhin. Rigjenerimi i fuqishëm në SHBA dhe kërkesat në Egjipt, në lidhje me rritjen e eksporteve dhe me shkurtimet e kostove, uli rënien e vazhdueshme të tregut Grek.
Xhiroja vjetore u përmirësuar për të pestin trimestër rradhazi në periudhën Prill-Qershor 2013. Xhiroja u rrit me 2% në trimestrin e dytë ndërsa Fitimet Para Interesit, Taksave, Zhvlerësimit dhe Amortizimit (FPITZHA) ra me 12.6% në 67.9ml, kundrejt 27.8 ml €në trimestrin e dytë të 2012.
Xhiroja në gjysmën e parë të 2013 arriti 571.9 ml €, duke shënuar një rritje prej 4.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2012. FPITZHA ra me 17.8% në 92.2ml €, ndërsa Grupi deklaroi humbjen neto, pas interesave dhe dispozitave për taksat, 21.8ml € krahasuar me fitimin neto prej 8.3 ml në të njëjtën periudhë të 2012.
Rënia e vlerës së valutës vendase, më me rëndësi ajo e paundit Egjiptjan kundrejt Euros, pati një ndikim negativ tek rezultatet. Në kushtet e një kursi këmbimi stabël, xhiroja e Grupit në gjysmën e parë të 2013 do të rritej me 8% ndërsa FPITZHA do të binte me 12.6%. Megjithatë, në kontrast me të njëjtën periudhë të 2012, Grupi nuk gjeneroi të ardhura nga shitja e të drejtave të emetimit të karbonit.

Rezultatet Operative

 Në Greqi, kërkesa për çimento dhe materiale të tjera ndërtimi vazhdon të bjerë në nivelet jashtëzakonisht të ulëta të arritura në 2012, megjithatë më një ritëm më të ulët. Puna private në ndërtim qëndron në vend, ndërsa aktiviteti i punëve publike qëndron në nivele të ulëta. Për momentin shitjtet për çimenton vendase janë përafërsisht sa 1/6 e kapacitetit prodhues të TITAN-it. Mbajtja e kapacitetit në përdorim varet nga sigurimi i shitjve të eksportit. Në total, xhiroja e Grupit në Greqi dhe Europën Perëndimore qëndroi në 121.7 ml€, duke shënuar një rritje prej 2.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012 si rezultat i rritjes së eksporteve. FPITZHA qëndroi në 9.1ml €, duke shënuar një ulje prej 67.9% krahasuar me gjysmën e parë të 2012.
Në SHBA, dhe veçanërisht në pjesësn Jug-lindore të vendit ku është përqëndruar shumica e aktiviteteve të Grupit, rikthimi i fuqishëm i tregut të banesave, veçanërisht në Florida, po ndikon pozitivisht në kërkesën për materiale ndërtimi.
Përveç kësaj, Ndarja Teknologjike e Grupit vazhdoi trajektoren në rritje, duke shënuar një tjetër rritje të xhiros vjetore dhe përfitimeve. Xhiroja vjetore në SHBA arriti shifrat e 193.4m € në gjysmën e parë të 2013, duke shënuar një rritje prej 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012, ndërsa FPITZHA arriti në 10.3ml € duke shënuar një rritje prej 139.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Në shumë vende të Europës Jug-lindore, kërkesat për materiale ndërtimi qëndrojnë të ulët ndërsa kufinjtë e përfitimit u tkurrën si pasojë e presioneve të konkurrencës. Në total, xhiroja vjetore e Grupit në rajonin e Europës Jug-lindore ra me 2.3% në gjysmën e parë të 2013 krahasur me gjysmën e parë të 2012, duke arritur në 99ml € ndërsa FPITZHA ra me 25.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, duke arritur 23.2ml €.
Në Egjipt, edhe pse ka krizë të ashpër politike dhe një ekonomi në amulli, kërkesa për çimento qëndroi pothuajse në të njëjtat nivele si në të njëjtën përiudhë të vitit paraardhës. Pavarësisht sfidave në prodhim dhe ndërprerjet e energjisë, kontributi në klinker të importuar i lejoi TITAN-it të rrisë volumin e shitjeve.  Në Turqi, ndërtimi pësoi rritje, si në sektorin publik dhe në atë privat, dhe tek eksportet. Në total, xhiroja vjetore e Grupit në rajoni Lindor të Mesdheut, duke marrë parasysh efektet negative të valutës për shkak të rënies së paundit Egjiptian, arritën në 157.8ml € në gjysmën e parë të 2013, duke shënuar një rritje prej 4.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2012. Në kushtet e këmbimit valutër stabël, kjo rritje do të ishte 15.5%. FPITZHA u rrit me 2.3% duke arritur në 49.6ml €, dhe në kushtet e këmbimit valutor stabël kjo rritje do të ishte 14.3%.
Përgjatë gjysmës së parë të 2013, Grupi i fuqizoi të ardhurat bazë financiare. Duke gjeneruar 55ml €, Grupi e uli edhe më tej borxhin me 10ml € që nga fillimi i vitit, ose 54ml € krahasuar me fund Qershorin 2012. Që në fillim të 2009, dhe pavarësisht rënies së dy tregjeve më të rëndësishme, të Greqisë dhe SHBA, borxhi neto i Grupit është pothuajse përgjysmuar dhe në fund të Qershorit 2013 ishte 586ml €.

Ngjarjet post bilancit

 Më 12 Korrik 2013, vartësit e Grupit, Titan Global Finance Plc, paguan 97,65ml € obligacione, të vendosuara në 2009 nga garancia e Kompanisë.

Pritshmëritë për 2013

Në SHBA, rikuperimi i tregut të banesave pritet të rrisë ndërtimin, veçanërisht në tregjet si Florida, të cilat u goditën rëndë nga kriza. Sipas Organizatës së Çimentos Portland, rritja e konsumit të çimentos në jug-lindje, në rajonin ku Grupi është më aktiv, ishte më lart mesatares në gjysmën e parë të vitit, një trend që pritet të vazhdojë.  OÇP parashikon që kërkesa për çimento do të ketë rritje vjetore dy-shifrore për 5 vitet në vazhdim.
Në Greqi përllogaritet që kërkesa për materiale ndërtimi do të ulet edhe më tej në 2013. Punët infrastrukturove do të mbështesin konsumin e çimentos të sektorit publik, duke u bërë të dukshëm vetëm në fund të vitit. Në Europën Jug-lindore rritja ekonomike është e dobët. Nuk priten ndryshime të mëdha në tregun e materialeve të ndërtimit.
Në Egjipt, mungesa e vizionit në situatat politike e bën çdo përllogaritje afat shkurtë të tregut totalisht të pasigurtë. Kërkesa për çimento po e ruan linjën për momentin, por rritja e kostove të prodhimit, e shoqëruar me rënien e paundit Egjiptian, priten të ndikojnë negativisht në rezultate. Grupi po vazhdon me investimet e kërkuara mbi operacionet e fabrikave të çimentos edhe përse gazi natyror i përshtatshëm nuk është i pranishëm. Këto investime priten të ndikojnë pozitivisht në kostot e prodhimit për 2014.
Shkurtimisht, Grupi TITAN do të vazhdojë të fokusohet në gjenerimin e të ardhurave dhe paraqitjen e iniciativave të prodhimit dhe kostove, pa humbur vizionin për qëllimet afat- gjata strategjike.

Kompania Mëmë TITAN S.A.

 Xhiroja vjetore e TITAN Cement S.A në gjysmën e parë të 2013 ishte 118.9ml €, duke shënuar një rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtën përiuhë të 2012, për shkak të rritjes së konsiderueshme të eksporteve. FPITZHA qëndroi në 7.5ml € duke shënuar një lje prej 75%. Rezultatet neto ishin një humbje prej 22.3ml € kundrejt fitimit prej 2ml € në gjysmën e parë të 2012.
TITAN është një prodhues i pavarur i çimentos dhe materialeve të ndërtimint me mbi 100 vjet eksperiencë. E vendosur në Greqi, Grupi zotëron fabrika çimentoje në nëntë vende dhe është e organizuar në katër zona gjeografike: Greqi dhe Europën Perëndimore, SHBA, Europën Jug-lindore, dhe Mesdheun Lindor. Përgjatë historisë së saj TITAN ka synuar të kombinojë ekselencën operacionale me respektin për njerëzit, shoqërinë dhe mjedisin.
Në 2012, Grupi TITAN shiti 16.1 ml ton çimento dhe materiale çimentoje, 3.4 m3  beton të gatshëm, 10.9 ton agregate dhe materiale të ndryshme ndërtimi si blloqe betoni, llaç i thatë , etj.
Informacion financiar dhe informacione të tjera mund të gjenden në faqen e TITAN Group http://www.titan‐cement.com
Artikull i mësipërm iu komunikua ASE dhe HCMC dhe gjithasthu u postua në faqen e internetint të Bursës së Athinës.