Grupi TITAN publikon Raportin e Integruar Vjetor 2015
13 Korrik, 2016
Ti je gjithmonë tipi i dikujt | Fushata e dhurimit të gjakut
20 Tetor, 2016

Dita Ndërkombëtare e Standardeve

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Standardeve dhe nën moton ‘Standarded krijojnë Vlera’. Drejtoria e Përgjitshme e Standardeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mbajti një konferencë me qëllim prezantimin e Shqipërisë në fushën e standardeve.
Në fjalën e saj kyçe, Ministri Znj. Milva Ikonomi, nënvijëzoi rëndësinë e aplikimit të standardeve ndërkomëbtare si kusht për rritjen e besueshmërisë të tregut Shqiptar dhe ekonomisë̈ vis-à-vis konsumatorëve. Ministrja Ikonomi përmendi se duke ju përmbajtur standardeve më të mira ndërkombëtare, tregu Shqiptar ekspozohet ngaj mundësive më të mëdha të konkurrencës në tregjet Evropiane. Ajo gjithashtu prezantoi disa të dhëna të cilat dhanë̈ fakte mbi impaktin e drejtpërdrejtë që kanë patur zbatimi I standardeve ndërkombëtare mbi prodhueshmërinë dhe konkurueshmërinë e disa kompanive Shqiptare. ANTEA u ftua si pjesë e panelit, duke prezantuar shembullin e standardeve të larta që kompania aplikon, të cilat e kanë pozicionuar ANTEA Cement si kompaninë̈ e vetme në Shqipëri e cila operon me një sistem menaxhimi të integruar. ANTEA beson në mënyrë të qëndrueshme se produktiviteti dhe efiçenca mund të arrihen hap pas hapi mes punës së vazhdueshme, vëmendjes së përhershme ndaj detajeve dhe insistimin mbi standardet më të larta të cilësisë dhe performancës.