Akademia Profesionale e Biznesit

Akademia Profesionale e Biznesit ka filluar në vitin 2014 një bashkëpunim të frytshëm dhe shumëplanësh duke kombinuar akademinë dhe eksperiencën e ANTEA. Ne kemi marrë një mbështetje të çmuar si dhe angazhim për organizimin e një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, vizitash studimore, të fokusuara tek strategjitë e modelit të biznesit në zhvillimin mjedisor dhe qendrueshmërinë si dhe përgjegjësinë sociale të korporatës. ANTEA është një prej investimeve më të mëdha, në terren të gjelbërt, në territorin e Shqipërisë dhe një shembull për përgjegjësinë mjedisore në zbatimin e fuksineve të saj operative. Në këtë kuadër, ANTEA ka qenë një partner i angazhuar në mbështetjen e aktiviteteve tona institucionale për të rritur ndërgjegjësimin mbi strategji të tilla.