Rreth Çimentos
Çimento është një material ndërtimi thelbësor për krijimin e kapitalit social. Thuajse e gjithë çimento përdoret në formën e betonit, i cili krijohet mes përzierjes së çimentos me rërë dhe ujë. Betoni është një material jetësor për të mbështetur jetën njerëzore moderne. Ai përdoret në një gamë të gjerë ndërtimesh e veçanërisht për:
- Shtëpi li>
- Ndërtesa zyrash dhe hapësira të tjera për njerëz li>
- Rrugë li>
- Hekurudha li>
- Aeroporte li>
- Diga e të tjera li>
Çimento është kthyer në materialin e ndërtimit më të përhapur dhe i dyti, pas konsumit të ujit, si material me veçori unike si:
- Përdorimi i thjeshtë dhe i sigurt li>
- Formësim i lehtë li>
- Fuqi e madhe kompresive li>
- Rezistencë e lartë li>
- Ekonomik dhe me furnizim të qëndrueshëm li>
Çimento është një lidhës hidraulik, i një material inorganik i bluar imtësisht, i cili kur përzihet me ujin, formon një pastë e cila vendoset dhe forcohet mes efektit të proceseve të reaksionit hidrik, të cilat pas forcimit, mbajnë̈ forcën dhe stabilitetin edhe nën ujë. Çimentoja kur paketohet mirë dhe përzihet me agregat dhe ujë, është në gjendje të prodhoj beton ose llaç, të cilët e ruajnë aftësinë për t'u modeluar e punuar për një kohë të mjaftueshme dhe janë në gjendje që pas një kohe të përcaktuar, të përftojnë nivelet e specifikuara të fortësisë dhe të stabilitetit afatgjatë të volumit.