Sistemi i monitorimit të vazhduar të emetimeve:
Përtej kërkesave ligjore, që në fillimin e funksionimit të saj, kompania ka vendosur të krijojë dhe operojë në mënyrë vullnetare një Sistem të Monitorimit të Vazhdueshëm të Emetimeve (CEMS).
Investimet shtesë tek CEMS kryhen duke instaluar sistemin MEAC 2000 (Përvetësimi dhe Vlerësimi i të Dhënave të Emetimeve), i cili gjeneron çdo ditë automatikisht dhe në mënyrë të pavarur nga operatorët vlerat e emëtimeve dhe siguron cilësi dhe pavarësi të vlerave. ANTEA operon sipas BAT (Teknika më e Mirë e Mundshme), në përputhje me Udhëzimin për emetimet industriale 2010/75/ EU, pavarësisht se nuk është një kërkesë e parashikuar në legjislacionin shqiptar.
Fabrika posedon magazina të mbyllura për mbi 100.000 ton materiale të lëndës së parë dhe i gjithë transportimi i materialeve brenda fabrikës kryhet nëpërmjet transportierëve të mbuluar për të reduktuar pluhurin e lëvizshëm. Filtrat hibrid vendosen në të gjitha emetimet e burimit dhe mirëmbahen rregullisht. Përdoren mullinj me teknologjinë më moderne me bluarje vertikale pasi kanë një performancë më të mirë dhe efikasitet të përmirësuar në konsumimin elektrik. Në lidhje me zhurmën, janë vendosur izolime për pajisjet dhe ndërtesat. Procesi i monitorimit të zhurmës kryhet çdo periudhë tre mujore.
Si shembull të angazhimit të shoqërisë ndaj kufijve të ulta të emetime- ve krahasuar me standartin shqiptar do të donim të përmendnim vendosjen e impiantit SNCR (reduktim selektiv jo-katalitik). Objekti praktikisht lejon kompaninë të reduktojë emëtimet e saj NOx. Pavarësisht se emetimet tona NOx janë brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni shqiptar, shoqëria ka investuar 500,000 Euro në instalimin e tij për të reduktuar më tej emetimet ndaj niveleve më të ulta të standarteve të BE-së. Kostoja vjetore operacionale e instalimit është rreth 300,000 – 500,000 Euro në vit.
Emetimet e oksideve të squfurit (SOX) në oxhak
Emetimet e oksideve të azotit (NOX) në oxhak
Emetimet e pluhurit në oxhak
Emetimet e Ajrit:
Oksid Sulfuri dhe Oksid Nitrogjeni
Emetimet e SOx dhe NOx janë poshtë limiteve të përcaktuara në legjislacionin shqiptar. Emetimet e Sox janë shumë të ulëta, për shkak të përqendrimit të tyre të ulët në lëndë djegëse dhe lëndë të parë. Mbështetur në Sistemin e Monitorimit të Vazhdueshëm të Emetimeve të instaluar dhe opeativ që prej Dhjetorit 2010, paraqiten në vijim përqenrimet vjetore mesatare të emetuara nga oxhaku i furrës: gaz i thatë në temperaturë 273 K, si dhe një presion prej 1 013 K.
Materie grimcash
Ekzistojnë dy burime pluhuri në fabrikën e çimentos, respektivisht:
1. Burimi i pluhurit është tërësia e grimcave të emetuara nga oxhaqet (furra, mulliri grirës i cimentos, mulliri grirës i qymyrit dhe ftohësi). Vlerat e matura tregojnë se emisionet janë nën limitin e lejuar. Masat për uljen e pikës së burimit për emisionet e pluhurit prezantohen si më poshtë:
- Përdorimi dhe mirëmbajtja e duhur e qeseve të filtrave për të siguruar nivele të ulta të pluhurit
- Transporti kryhet mes konvenierëve të mbuluar.
- Magazina të mbyllura, etj.
2. Pluhuri i lëvizshëm është tërësia e grimcave nga burime të pa përcaktuara ose të fragmentuara dhe lidhet me veprimtari dhe kushte të caktuara (era, ngarkim-shkarkimi, pastrimi dhe mirëmbajtja). Në lidhje me pluhurin e lëvizshëm, ANTEA Cement ka performancë shumë të mirë (matjet tregojnë se cilësia e ajrit e lidhur me përqendrimin e grimcave është brenda limitit të përcaktuar me ligj).
Cilësia e Ajrit në Ambient
Niveli i zhurmës në perimetër të karrierave dhe fabrikës
Shkarkimi i ujërave rrjedhës
ANTEA monitoron cilësinë e lëngjeve rrjedhëse në bazë mujore, mes laboratoreve të akredituara, dhe në bazë javore mes kontrolleve të brendëshme të cilësisë. Uji i sipërfaqes, përpara se të shkarkohet, trajtohet mes baseneve të dekantimit për të reduktuar lëndën e ngurtë, vajin dhe grason. Uji i sipërfaqes mblidhet në basene dekantimi dhe ripërdoret për kompresim të pluhurit, duke reduktuar kështu konsumin e ujit.
Sasia e ujit të sipërfaqes së shkarkuar në fabrikë nuk matet. Impianti për trajtimin e ujrave të zeza ështe instaluar dhe operon që prej ndërtimit të fabrikës. Uji i shkarkuar matet mes metrave të rrjedhjes. Nuk ka thyerje të pragjeve/kufijve të përcaktuara në legjislacion. Nuk ka impakte domethënsë të identifikuar/raportuar nga shkarkimi i ujërave të zeza.
Sistemi i Menaxhimit Mjedisor
Në Korrik 2012 ANTEA Cement mori çertifikatën ISO 14001:2004. Sistemi i çertifikuar përfshin emetimet e ajrit, guroret, peisazhet, ujërat nëntokësor, puset dhe mbeturinat ujore, mbeturinat e ngurta dhe të lëngëshme, burime natyrore dhe konsumimin e energjisë, zhurmat, etj. Sistemi auditohet dhe mirëmbahet çdo vit për pajtueshmërinë e tij. Fabrika vendos dhe mban procedura për të identifikuar dhe trajtuar apsektet mjedisore të nismave të saja brenda qëllimit të përcaktuar të Sistemit të Menaxhimit Mjedisor. Për këtë, ANTEA ka vendosur një Politikë të Menaxhimit Mjedisor dhe Procedurat Mjedisore (PM). Politika dhe procedurat përfshijnë Fabrikën e çimentos dhe Guroret e ANTEA Cement.Rehabilitimi i Gurores
Zonat afër fabrikës dhe guroret pranë tyre janë zona të hapura gërmimi të përdorura pjesërisht për kullotje, gjah dhe si burim lënde drusore për ngohje. Nuk janë identifikuar zona të mbrojtura në afërsi të fabrikës dhe guroreve përkatëse dhe vetë vendndodhjet, duke përfshirë edhe rrezet prej 1 km, që nga kufijtë nuk konsiderohen të jenë me vlerë ekologjike të jashtëzakonshme, habitate me cilësi dhe përbërje të ngjashme gjenden në zonën përreth. Skanimi i zonës së bimëve dhe zonave të lidhura me to për identifikimin e zonave të mundshme të biodiversitetit të lartë është një proces i vazhdueshëm dhe u krye së fundi në tremujorin e dytë të vitit 2014 përmes aplikacionit IBAT (Integrated Biodiversity Assessment Tool). Vlerësimi përmes IBAT ka treguar se nuk ka zona të mbrojtura ose zona me vlera të lartë të biodiversitetit brenda perimetrit, ose në afërsi të vendeve të guroreve të ANTEAs. Plani për rehabilitimin e gurores është konsideruar si një praktikë e mirë nga WBCSD/CSI, bazuar në:
- Zbatimin e planit për menaxhimin e gurores para fillimit të punës me guroren
- Zbatimin e planit të rehabilitimit të gurores para fillimit të punës me guroren
- Identifikimi i specieve endemike të florës së rajonit përpara fillimit të punës me guroren
- Rehabilitim i realizuar brenda vitit të parë të operimit së gurores
- Dy specie endemike shqiptare të përfshira në planin e rehabilitimit të gurores
- Gurorja e parë në Shqipëri për t'u shfrytëzuar sipas standarteve të BE-së dhe plotësisht në përputhje me legjislacionin
Menaxhimi i ujit
Projekti “hidro-shpim” i ANTEAs është iniciuar nga Teknologjia e Prodhimit (TP) në Mars 2007, pas një studimi paraprak nga gjeo-ekipi i ANTEAs, në bashkëpunim me ekspertë nga Universiteti i Tiranës, lidhur me kushtet hidro-gjeologjike të zonës së Borizanës. Pas një studimi të detajuar për 9 muaj, ekspertët arritën në konkluzionin se: “Bazuar në nevojat e përllogaritura të Fabrikës së Çimentos (në maksimum), raporti vjetor i pompimit nga ujëmbajtësi i Borizanës është gati 3% i potencialit të përgjithshëm vjetor të rimbushjes së mbajtësit të ujit, pra furnizim/shkarkim i ujit të “pastër” në ujëmbajtës për zonën në përgjithësi”.
Praktika të Menaxhimit të Ujit:
- Zbatim i sistemit të menaxhimit të ujit
- Cilësia dhe sasia e ujit të shkarkuar nga puset monitorohet nga laboratorë të pavarur të akredituar (edhe pse nuk ka detyrim nga legjislacioni Shqiptar)
- Matje mujore të niveleve të ujit në puset e ujit për të siguruar shkarkim të qëndrueshëm
- Zbatim i sistemit të mbyllur për riciklimin e ujit
- Zbatim i një rrjeti të përcaktuar metrash-rjedhës në mënyrë që rrjedhjet e mundshme të identifikohen dhe gjurmohen
- Monitorimi i konsumit të ujit sipas destinacionit
- Nuk ka burime të prekura ndjeshëm nga shkarkimi i ujit. ANTEA Cement, riciklon më shumë se 60% të ujit të përdorur.