RRETH
ANTEA CEMENT
ANTEA Cement Sh.A. është një nga investimet “Greenflied” më të mëdha industriale nga Grupi TITAN, në Shqipëri. Fabrika e re e çimentos në afërsi të Fushë Krujës është e aftë të prodhojë një total prej 1.4 milion ton çimentoje në vit. Operimi i fabrikës synon jo vetëm zvogëlimin e nevojës për importimin e çimentos në vend, por gjithashtu inkurajon investime të reja në zhvillimin e godinave të banimit dhe infrastrukturës, si dhe eksportet.
Lexo më shumë
RRETH
GRUPIT TITAN
TITAN Group është një prodhues ndërkombëtar i çimentos dhe materialeve të ndërtimit, i cili synon t’i shërbejë nevojave të njerëzve, teksa kontribuon në rritjen e qëndrueshme, me përgjegjësi dhe integritet.
Grupi ka fabrika të prodhimit të çimentos në 10 shtete dhe është i pranishëm në më shumë se 15 shtete. Me një kapacitet vjetor prodhues prej 27 milion tonë metrikë çimento dhe materiale çimentoje, kompania aktualisht punëson rreth 5,500 njerëz në të gjithë botën.
Lexo më shumë
PSK DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM
“Fushatën për Dhurimin e Gjakut” në ambientet e fabrikës, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve te prekur nga Talasemia.
Mesatarisht 40% e punonjësve të ANTEA Cement dhe nën-kontraktorët që punojnë me ne cdo ditë, morën pjesë në këtë fushatë të rëndësishme e cila synon të shpëtoj jetët për fëmijët e prekur nga Talasemia.
Raporti nxjerr në pah ecurinë financiare, mjedisore, sociale dhe qeverisëse të kompanisë në vitin 2014, gjithashtu përputhet me vitin e pestë të operimit të kompanisë. Njëkohësisht, ky është raporti i parë
i audituar në Shqipëri, në përputhje me Iniciativën Globale të Raportimit (IGR), Standarti G3.1 mbi raportimin dhe zbulimin e qëndrueshmërisë. Raporti thekson angazhimin e ANTEAs për parimet
e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës dhe dëshirën tonë për të kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri duke ndjekur dhe duke përdorur standardet më të larta ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.
Në ANTEA Cement, ne jemi të vendosur të shfrytëzojmë pikat tona të forta, burimet dhe marrëdhëniet tona unike për të krijuar vlera të qëndrueshme për të gjithë palët tona të interesit, duke u fokusuar në përdorimin e materialeve dhe duke zhvilluar një qëndrueshmëri koherente, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.