Dhurimi vullnetar i gjakut është shprehja më e qartë e humanizmit. ANTEA Cement në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën e Transfuzionit Kombëtar të Gjakut zhvilluan një fushatë të dhurimit të gjakut në ndihmë të pacientëve që vuajnë nga talasemia. Kjo fushatë u zhvillua në ambientet e ANTEA Cement në datat 21 dhe 22 Shtator 2022.
Në ANTEA Cement mendojmë se dhurimi vullnetar i gjakut është mënyra më e mirë për të siguruar një bankë gjaku të mjaftueshme për pacientët në nevojë. Për këtë arsye, më datë 19 Shtator Mjeku i kompanisë dhe Drejtori i Fabrikës, organizuan një seancë informuese për punonjësit dhe nënkontraktorët tanë. Kjo është një nismë të cilës ANTEA Cement i bashkohet vazhdimisht për Dhurimin Vullnetar të Gjakut.