Në shkollën e Thumanës “Ramazan Jangozi” dhe në shkollën e Fushë-Mamurrasit “Ismail Dema” mbollëm pemë dhe pastruam ambientet e shkollës me fëmijët dhe mësuesit energjikë të komunitetit tonë, veprim ky i ndërmarrë për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.
Pemët jo vetëm që ndihmojnë në përthithjen dhe minimizimin e dioksidit të karbonit, por ato përmirësojnë gjithashtu shëndetin dhe mirëqenien tonë duke i bërë hapësirat ku ne jetojmë më të sigurta dhe më të pastra.
Nisma jonë kolektive është një moment i veçantë, kohë kjo tepër e çmuar ku pjesëtarët e komunitetit tonë bëhen bashkë, ndërgjegjësohen dhe bëhen më të vetëdijshëm se nevojiten vetëm gjeste të thjeshta si mbjellja e pemëve për të siguruar që njerëzit dhe natyra të mund të bashkëjetojnë dhe lulëzojnë së bashku në harmoni. Falenderojmë shkollën dhe fëmijët e komunitetit tonë për energjinë, bashkëpunimin e tyre fantastik dhe ndikimin pozitiv në jetën e të gjithëve. Ne jemi të vendosur të mbjellim më shumë pemë, të edukojmë më shumë njerëz dhe të përmirësojmë më shumë jetë në komunitetin tonë lokal!