Cilët jemi

ANTEA Cement Sh.a., është një nga investimet më të mëdha, me standartet më të larta të zbatueshme në Shqipëri, sa i përket ndërtimit dhe operimit, me një vlerë të përgjithshme që tejkalon shumën prej 200 milion Euro. Fabrika është ndërtuar nga CBMI Construction Co, një shoqëri kineze në fushën e ndërtimit, e cila, nën mbikëqyrjen e grupit inxhinerik të TITAN, e përfundoi ndërtimin e fabrikës në kohë, brenda buxhetit të parashikuar dhe pa asnjë aksident. ANTEA Cement ka një kapacitet prodhimi prej 1.4 milion ton çimentoje në vit dhe 3,300 ton klinker në ditë. Fabrika ndodhet në zonën e Boka e Kuqe, Borizanë, e cila ndodhet 50 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Fabrika shërben jo vetëm për të plotësuar kërkesat e tregut vendas në Shqipëri por eksporton gjithashtu dhe në vendet fqinjë.


Përgjegjësia sociale e korporatës është një element thelbësor i Grupit TITAN dhe për pasojë një nga objektivat qeverisës të ANTEAs dhe një nga vlerat e saj të korporatës. Që prej fillimit, ANTEA është ndërtuar në mënyrë që të siguroj efiçencë të energjisë dhe dobishmëri mjedisore ndërsa adreson shqetësimet e shoqërisë.

 

  • Për të siguruar eficencë të energjisë dhe dobishmëri mjedisore, fabrika është ndërtuar me teknologjitë më të mira në dispozicion. Si shembull, i gjithë transporti i materialeve brenda fabrikës bëhet mes konvenierëve të mbuluar në mënyrë që të reduktohet sasia e pluhurave të shpërndarë në ambient. Përdoret teknologjia e fundit me mullinj bluarës vertikal të cilat zënë më pak hapësirë, duke garantuar performancë më të mirë mjedisore dhe eficencë më të madhe në kon- sumin e energjisë elektrike. ANTEA përdor filtra me qese, të cilat edhe pse kanë kosto më të larta operacionale, garantojnë një performancë më të mirë mjedisore.

  • Për të adresuar shqetësimet e shoqërisë, është kryer studimi mbi Vlerësimin e Impaktit Shoqëror dhe Mjedisor (VISHM) zbatuar nga Atkins: një kompani ndërkombëtarisht e njohur konsulencash mjedisore. Studimi përfshiu një sondazh mbi shqetësimet shoqërore të banorëve të zonës, i cili u finalizuar me një Plan Kompensimi Shoqëror pesëvjeçar.

     



    Krijojmë Vlerë

    Ne në ANTEA Cement jemi të angazhuar të krijojmë vlerë për punonjësit, komunitetin vendas, furnizuesit dhe klientët, nëpërmjet forcimit të vlerave tona kryesore, aplikimit të praktikave etike të biznesit, komunikimit të hapur dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara, si dhe trajtimit të çështjeve të tyre më thelbësore në mënyrën e duhur. Pavarësisht se konteksti ku ne ushtrojmë aktivitet ka sfidat e veta, ne bëjmë përpjekje që të jemi një shoqëri e përgjegjshme, nëpërmjet identifikimit të ndikimeve tona në shoqëri dhe marrjen e veprimeve për të minimizuar ndikimet negative, duke rritur ndërkohë kujdesin dhe mirëqenien për punonjësit tanë, komunitetet lokale, si dhe partnerët. Ne zbatojmë një plan vjetor të Veprimit të PSK projektuar për të zbatuar të gjitha projektet, veprimet dhe aktivitetet në kuadër të katër shtyllave të Strategjisë së PSK të cilat janë si në vijim:

    • Angazhimi me palët e interesuara
    • Sigurimi i një vëndi pune të shëndetshëm dhe të sigurt
    • Reduktimi i ndikimit mjedisor >
    • Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm

     

Historiku

Sistemi ynë i Menaxhimit të Integruar

ANTEA Cement zbaton një Sistem Menaxhimi të Integruar (SMI), e cila përbëhet nga tre Sisteme Menaxhimi dhe një Standart, të detajuar si më poshtë:

  • ISO 45001:2018 Sistemi i Menaxhimit për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë
  • ISO 14001:2015 Sistemi i Menaxhimit për Mjedisin
  • ISO 9001:2015 Sistemi i Menaxhimit për Cilësinë
  • SA 8000:2014 Standarti për Përgjegjshmërinë Sociale
ANTEA është kompania e vetme dhe e para në Shqipëri për të kanë zbatuar Standartin Social për Përgjegjësia Sociale SA 8000, i cili parashikon një sistem të audituar, përcakton kërkesat vullnetare që duhet të plotësohen në vendin e punës nga punëdhënësit, duke përfshirë të drejtat e punëtorëve, kushtet në vendin e punës dhe sistemet e menaxhimit.

ANTEA si praktikë e mirë

Vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social për fabrikën dhe guroret, si dhe rehabilitimi i mëvonshëm i gurores, janë vlerësuar nga Këshilli Botëror i Biznesit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe referohen si raste studimore. Sistemi “Shëndeti dhe Siguria” aplikuar gjatë fazës së ndërtimit, si dhe kushtet e punës të krijuara pas kësaj, janë përmendur nga KNF si një shembull për implementimin e performancës së Standartit 2 në punë dhe kushtet e punës.