ANTEA Cement publikon Raportin Vjetor të Integruar për vitin 2021, raporti i 8-të radhazi, i cili ofron një pasqyrë të performancës dhe arritjeve të shoqërisë. Raporti është çertifikuar nga audituesi i pavarur Grant Thornton Albania, me siguri të kufizuar, për prezantimin e procesit dhe rezultateve të vlerësimit të materialitetit, si dhe dhënien e informacioneve shtesë mbi performancën e qëndrueshmërisë në lidhje me çështjet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes.
Raporti përmbush gjithashtu kriteret e nivelit të përparuar, sipas Komunikimit të Kompaktit Global të Kombeve të Bashkuara (UN) për progresin.
Raportin mund ta gjeni këtu: https://www.anteacement.com/wp-content/uploads/2022/09/Integrated-Annual-Report-2021.pdf