TITAN Group është një kompani e regjistruar në Belgjikë dhe një ndër grupet ndërkombëtare lider në industrinë e materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, me ekipe të përkushtuara që ofrojnë zgjidhje inovative për një botë më të mirë. Me pjesën më të madhe të aktivitetit të saj të zhvilluar në tregje të avancuara, Grupi punëson mbi 6,000 punonjës dhe u shërben klientëve në më shumë se 25 tregje në katër kontinente.
Grupi mban pozicione të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Evropë – përfshirë Greqinë, Ballkanin, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë dhe Francën – si dhe në rajonin e Mesdheut Lindor. Gjithashtu, ai ka sipërmarrje të përbashkëta (joint ventures) në Brazil dhe Indi. Me mbi 120 vite histori, TITAN ka kultivuar vazhdimisht një kulturë familjare dhe sipërmarrëse për punonjësit e tij, duke bashkëpunuar ngushtë me klientët për të përmbushur nevojat bashkëkohore të shoqërisë dhe për të promovuar rritje të qëndrueshme me përgjegjësi dhe integritet.
Grupi bashkëpunon aktivisht me organizata ndërkombëtare për të adresuar sfidat globale të qëndrueshmërisë në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs) për vitin 2030. Ai është pjesëmarrës në United Nations Global Compact (UNGC) dhe anëtar themelues i CSR Europe dhe Global Cement and Concrete Association (GCCA).
Angazhimi i Grupit për rritje të përgjegjshme reflektohet në objektivin e tij për arritjen e emetimeve neto zero deri në vitin 2050, në objektivat për reduktimin e emetimeve të CO₂ të validuara nga Science Based Targets initiative (SBTi), si dhe në përfshirjen e vazhdueshme në FTSE4Good Index Series. Grupi është i listuar në Euronext Brussels, Euronext Paris dhe Euronext Athens, ndërsa aktiviteti i tij në SHBA është i listuar në New York Stock Exchange (NYSE).
Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të Grupit www.titanmaterials.com
OBJEKTIVAT E QEVERISJES
Titan synon të rritet si një prodhues çimentoje në nivel multi-rajonal, vertikalisht i integruar, duke kombinuar shpirtin sipërmarrës dhe përsosmërinë operative. Njëkohësisht duke marrë në konsiderate dhe duke respektuar njerëzit, shoqërinë dhe mjedisin.
PRIORITETET STRATEGJIKE
Për të arritur objektivat e qeverisjes, kompania fokusohet në katër prioritete strategjikë:
Diversifikimi Gjeografik
Shtrirja e aktivitetit financiar të Grupit përmes blerjeve dhe zhvillimit të hapësirave të gjelbërta në tregje të reja tërheqëse, duke synuar kështu diversifikimin e bazës tonë të fitimeve dhe lehtësimin e varësisë në disa tregje.
Përmirësim i vazhdueshëm i konkurrueshmërisë
Ne ofrojmë mënyra të reja efikase në të gjithë biznesin tonë për të ulur kostot dhe për një konkurrencë sa më efektive ,duke zbatuar zgjidhje dixhitale në të gjithë zinxhirin e vlerës tonë.
Integrimi vertikal
Shtrirja e Grupit në sektorë të tjera produktesh në zinxhirin e vlerave të çimentos; për t’i shërbyer më mirë klientëve tanë dhe për të krijuar mundësi të reja fitimi.
Qëndrueshmëria, me fokus në mjedis dhe shoqëri
Ne zvogëlojmë gjurmën tonë mjedisore, me fokus në dekarbonizimin dhe biodiversitetin.
Ne kujdesemi dhe zhvillojmë punonjësit tanë, dhe nxisim bashkëpunime konstruktive me komunitetet tona fqinje dhe palët e tjera të interesit.
Shtrirja Gjeografike Operacionale e Grupit TITAN

Titan Group
