Përgjegjësia Sociale e Korporatës
ANTEA Cement është e angazhuar të krijojë vlera për punonjësit, komunitetin vendas, furnizuesit dhe klientët, nëpërmjet forcimit të vlerave tona kryesore, aplikimit të praktikave etike të biznesit, komunikimit të hapur dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara, si dhe trajtimit të çështjeve të tyre më thelbësore në mënyrën e duhur. Pavarësisht se konteksti ku ne ushtrojmë aktivitet ka sfidat e veta, ne bëjmë përpjekje që të jemi një shoqëri e përgjegjshme, nëpërmjet identifikimit të ndikimeve tona në shoqëri dhe marrjen e veprimeve për të minimizuar ndikimet negative, duke rritur ndërkohë kujdesin dhe mirëqenien për punonjësit tanë, komunitetet lokale, si dhe partnerët. Studimi i Vlerësimit të Ndikimit Social dhe Mjedisor i kryer para ndërtimit të fabrikës, ka identifikuar aktorët kryesorë të fabrikës, ndikimet potenciale të operacioneve të fabrikës të këtyre aktorëve dhe propozon gjithashtu masat zbutëse për të gjitha ndikimet e listuara. Ne kemi vënë në zbatim një plan vjetor të Veprimit të PSK projektuar për të zbatuar të gjitha projektet, veprimet dhe aktivitetet në kuadër të katër shtyllave të Strategjisë së PSK të cilat janë si në vijim:
- Angazhimi me palët e interesuara li>
- Sigurimi i një vendi pune të shëndetshëm dhe të sigurt li>
- Reduktimi i ndikimit mjedisor li>
- Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm mes rrjetëzimit li>
Menaxhimi i riskut dhe mundësive
Ekipi drejtues i ANTEA Cement vlerëson riskun social, mjedisor, menaxherial dhe financiar, që shoqëria mund të hasë në kuadër të sfidave të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë. Shoqëria i menaxhon këto rreziqe nëpërmjet:
- Auditit të Brendshëm dhe të Sistemeve, për të qenë në përputhje me kërkesat e Sistemeve të Menaxhimit
- Krijimit të komiteteve të ndryshme në shoqëri, për të adresuar sfida dhe çështje të ndryshme
- Trajnimeve mbi Kodin e Sjelljes, për të forcuar masat anti-korrupsion
Bordi cilësisë
Ekipi drejtues i Kompanisë është i përfshirë në Sistemin e Cilësisë nëpërmjet Bordit të Cilësisë. Përgjegjësitë e Bordit të Cilësisë janë përgjithësisht si më poshtë:
- Krijimi i Politikave të Shoqërisë lidhur me Cilësinë
- Miratimi i dokumenteve të Sistemit të Cilësisë
- Kryerja e kontrolleve të brendshme të cilësisë
- Kryerja e rishikimeve të Sistemit të Cilësisë
- Krijimi i grupeve të synuara të cilësisë
Bordi i Mjedisit:
Është përgjegjës për identifikimin e aspekteve mjedisore, përcaktimin e situatave emergjente dhe nevojën për përgatitje për plane emergjente, si dhe rishikimin çdo vit të Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit, etj.
Komiteti Qëndror për Shëndetin dhe Sigurinë:
Komiteti Qendror i ANTEAs për Shëndetin & Sigurinë ofron drejtim strategjik dhe taktik për iniciativat për përmirësimin e Shëndetit dhe Sigurisë në fabrikën tonë. Ky komitet krijon procese biznesi efektive, për të nxitur zbatimin e plotë të Politikave për Shëndetin dhe Sigurinë të Grupit TITAN.
Bordi për Përgjegjshmërinë Sociale:
Fabrika ka ngritur gjithashtu Bordin për Përgjegjshmërinë Sociale, i cili është përgjegjës për identifikimin e çështjeve të SA8000, përcaktimin e parandalimit apo veprimeve korigjuese të nevojshme, rishikimin çdo vit të Sistemit të Menaxhimit të Përgjegjshmërisë Sociale, etj.
Komiteti për Kontrollin e Kredive:
Ky Komitet është pergjegjes për llogarite e arkëtueshmet & borxhe nga klientët, detyrat kryesore të cilit përfshijnë:
- Vlerësimin dhe miratimin e kredive
- Format e vlerësimit të Klientit / Vlerësimi i klientëve
- Zgjidhja e çështjes së debive të klientëve
- Mbulimi i debive / Garancitë
- Monitorimi dhe Kontrolli i Kredive
- Përcaktimi i provigjioneve ne lidhje me rrezikun e kredive
Komiteti i PSK-së:
Detyra kryesore e Komitetit të PSK-së është të përgatisë dhe të zbatojë Planin e Veprimit të PSK-së, i cili reflekton çështjet më të rëndësishme të shoqërisë dhe menaxhimin e tyre. Komiteti I PSK-së kryen gjithashtu detyrat e mëposhtme:
- Propozon, harton dhe miraton politikat dhe procedurat lidhur me PSK-në
- Vlerëson dhe vendos mbi Projektet e PSK-së
- Përgatit Raportin Vjetor për Qëndrueshmërinë
- Përgatit publikime të tjera, si për shembull të dhëna për ndërmarrjen, buletine, etj.
- Angazhohet me Komunitetin lokal nëpërmjet mekanizmit të ankesave.
- Merr pjesë në mënyrë aktive në Rrjetin shqiptar të PSK-së nëpërmjet seminareve dhe veprimtarive.