Grupi TITAN Cement publikon Raportin e Integruar Vjetor për vitin 2019
Prill 14, 2020
ANTEA publikon Raportin e Integruar Vjetor Nr.6
Nëntor 5, 2020

ANTEA Cement shpërndan 1400 pajisje mbrojtëse kundër
Covid-19 në shkollat e komunitetit lokal

Në ANTEA Cement kujdesemi për mirëqënien e komuniteteve përreth nesh. Ne besojmë se nuk mund të ketë një biznes të qëndrueshëm pa një komunitet të shëndetshëm. Përhapja e virusit Covid-19 ka përforcuar këtë besim, duke afruar biznesin akoma edhe më pranë komunitetit. Ne ndjejmë nevojën për të vepruar dhe për këtë arsye kemi vënë në zbatim programe konkrete në përfitim të drejtpërdrejtë të komuniteteve lokale, si pjesë e planit vjetor të veprimit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave në ANTEA.

Përgjatë fazës së parë të kësaj inisiative vizituam shkollat e komunitetit, ku shpërndamë pajisje mbrojtëse Covid-19 për rreth 1400 nxënës. Përveç shpërndarjes së dezinfektantëve dhe maskave, gjithashtu jemi të përkushtuar për të organizuar takime informuese dhe edukuese mbi higjenën personale në shkolla. Për këtë qëllim Drejtori i Fabrikës, Z. Theodore Baltas, mbajti një bisedë edukuese mbi rëndësinë e higjenës personale në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ne angazhohemi jo vetëm në mbështetje të vazhdueshëm të shkollave por edhe në komunitetin përreth, duke vënë në dukje se si gjeste individuale apo bashkëpunime të ndërsjellta japin rezultate frytdhënëse për një të mirë të përbashkët.