Grupi TITAN Cement publikon Raportin e Integruar Vjetor për vitin 2019
14 Prill, 2020
ANTEA Cement shpërndan 1400 pajisje mbrojtëse kundër Covid-19 në shkollat e komunitetit lokal
30 Tetor, 2020

ANTEA publikon Raportin e Integruar Vjetor Nr.6

ANTEA Cement ka publikuar Raportin e Integruar Vjetor për vitin 2019, edicioni i 6-të, i cili nxjerr në pah informacionin në lidhje me performancën financiare, mjedisore, sociale dhe qeverisjen e kompanisë. Raporti ofron informacione dhe të dhëna se si qëndrueshmëria është një pjesë integrale e qasjes së ANTEA-s ndaj mënyrës të drejtimit të biznesit. Edhe këtë herë, motoja e themelore e raportit “Të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku”, vë në dukje angazhimin e kompanisë për të siguruar qëndrueshmëri në rrugën e saj drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Periudha e përgatitjes së këtij raporti përkon edhe me përhapjen e pandemisë së COVID-19, efekti i së cilës shkaktoi ndryshime të rëndësishme social-ekonomike, duke ndryshuar kështu perspektivën makro-ekonomike. Në funksion të këtij realiteti të ri, ANTEA është mobilizuar, duke marrë  të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një ambient të sigurt, për të mbrojtur njerëzit e saj, duke kontribuar kështu në përpjekjet për të zvogëluar ndikimin shëndetësor në shoqëri.

RIV (Raporti i Integruar Vjetor) është një raport për palët e interesuara mbi strategjinë, performancën dhe aktivitetet e kompanisë, në mënyrë që palët e interesuara të vlerësojnë aftësinë e kompanisë për të krijuar dhe mbajtur vlera për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë.

Ky raport përputhet me standardet e raportimit të qëndrueshmërisë së Grupit TITAN, siç përcaktohen në lidhje me zbatimin e parimeve të Këshillit Ndërkombëtar të Raportimit të Integruar (Integrated Reporting Counsil IIRC), Komunikimit të Paktit Global të Kombeve të Bashkuara mbi Udhëzimet e Progresit, Udhëzimet Globale të Shoqatës Botërore të Çimentos dhe Betonit (Global Cement and Concrete Association Guidelines GCCA), dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (- UN Sustainable Development Goals SDGs) 2030

Raportin e plotë mund  ta gjeni në faqen ndërlidhëse:
https://www.anteacement.com/wp-content/uploads/2020/10/Integrated-Annual-Report-2019.pdf