ANTEA Cement mbështeti organizimin e të parës Konferencë Ndërkombëtare mbi Energjinë e Pastër dhe Shkencën Mjedisore në Shqipëri. Kjo konferencë u mbajt nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, më 1 dhe 2 Dhjetor 2014. Në ditën e parë të konferencës, rreth 140 profesorë, menaxherë projektesh, përfaqësues të biznesit dhe studentë ndoqën sesionet plenare të ndjekura nga fjalimi përshëndetës i Ministrit të Mjedisit, Z. Lefter Koka, Rektorit të Universitetit Bujqësor, Z. Fatos Harizaj, si dhe Dekani i Departamentit të mjedisit, Z. Fatbardh Sallaku, dhe përfaqësuesi i ANTEA Cement, Z. Jani Barka.
Fokusi kryesor i kësaj konference ishte ndër të tjera tek sistemet e energjisë së qëndrueshme si dhe konvertimi i mbetjeve në energji, një tezë e mbështetur fuqimisht nga ANTEA Cement nëpërmjet prezantimit te Znj. Stela Pepa, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë. Furrat e çimentos zakonisht djegin lëndë djegëse fosile, të cilat nuk janë të rinovueshme dhe shtrerohen shumë shpejt. Trajtimi i mbeturinave në furrat e çimentos, e njohur ndryshe si bashkë-procesimi, mund ta ulë mbështetjen e industrisë në karburantes fosile dhe të ulë emetimet e CO2 që shoqërojnë djegien. Bashkë-procesimi i Mbetjeve të Ngurta në furrat e çimentos ka përfitime të shumëfishta, sepse kursen kostot e lëndës djegës, shmang impaktin negativ të djegies së mbetjeve dhe krijimit të landfillit, ul emetimet e gazit serë, ruan lëndët fosile të parinovueshme dhe mbron mjedisin, e kthen hirin e mbetjeve në klinker, e cila shpëton materialet e para dhe shmang investimet e reja në inceneratorë dhe objekte për landfillin. Në ditën e dytë të konferencës, një grup universitetesh ndërkombëtare dhe shqiptare, stafe të organizatave dhe intitucioneve, vizituan ambjentet e ANTEA Cement, ku u prezantuan me performancën tonë mjedisore dhe veçanërisht procesin e rehabilitimit të guroreve.