Rezultatet e TITAN për gjysmën e parë të 2013
1 Gusht, 2015
ANTEA Cement mbështet Konferencën Ndërkombëtare mbi Energjinë e Pastër dhe Shkencën e Mjedisit
1 Dhjetor, 2015

ANTEA Cement dhuron gjak për fëmijët talasemikë

ANTEA Cement në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizoi një fushatë të dhurimit të gjakut për fëmijët që vuajnë nga talasemia. Kjo fushatë u zhvillua në ambjentet e fabrikës. Përafërsisht 30% e stafit të ANTEAs që është rreth 60 përsona morën pjesë në këtë fushatë të rëndësishme e cila synon të shpëtojë jetët e fëmijëve që vuajnë nga talasemia. Talasemia është një çrregullim i trashëguar gjaku që shkaktohet nga mungesa apo variacion i gjeneve të cilat ndikojnë mënyrës se si trupi prodhon hemoglobinën, proteinën në rruazat e kuqë të gjakut që mbart oksigjen. Njerëzit që vuajnë nga talasemisa prodhojnë më pak hemoglobinë dhe kanë më pak rruaza të kuqë të gjakut se normalja, gjë që rezulton në forma të rënda të anemisë.
ANTEA ka momentalisht bankën e vet të gjakut dhe punonjësit mund ta shfrytëzojnë edhe për nevojat e tyre ose të familjeve të tyre në rast emergjence. Qëllimi i kësaj fushate nuk ishte vetëm të ftonte punonjësit për të ndihmuar fëmijët por gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin rreth fakteve të rëndësishme mbi dhurimin e gjakut, i cili është një proces shumë i sigurtë kur sasia e dhuruar e gjakut nga një person mund të shpëtojë jetën e tre të tjerëve.