ANTEA, kompania me standartet më të larta të punës
20 Qershor, 2015
Rezultatet e TITAN për gjysmën e parë të 2013
1 Gusht, 2015

Rrjeti i PSK dhe Ministria e Mjedisit nënshkruajnë Momerandumin e Mirëkuptimit mbi pyllëzimin

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka dhe Z. Adamantios Frantzis, Drejtor i Pergjithshëm i ANTEA Cement në të njëjtën kohë dhe Presidenti i Rrjetit Shqiptar të Përgjegjësisë Sociale të Korporatave, firmosën një Momerandum Mirëkuptimi në kuadrin e Fushatës Kombëtare të Pyllëzimit për të rehabilituar zonat e ndikuara nga erozioni. Qëllimin i Momerandumit është të zhvillojë më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë nën parimin e vullnetit të mirë, të sigurojë mbështetje logjistike, kapacitete njerëzore dhe mjete financiare të cilat mund të ndihmojnë në suksesin e fushatës kombëtare të pyllëzimit.
I pranishëm në ceremoni, Z. Koka tha: “Në fund të këtij viti, Ministria e Mjedisit parashikon të mbjellë 2.5 milion pemë, por ne nuk mund ta rehabilitojmë mjedisin të vetëm, kështu që bizneset që i janë bashkuar fushatës tonë të pyllëzimit mund të japin një kontribut të vlefshëm. Unë dua ti garantoj Rrjetit të PSK që Ministria e Mjedisit do të sigurojë në mënyrë të përgjegjëshme dhe transparente që të gjitha kontributet të drejtohen për në destinacionin e duhur. Une dua të falenderoj bizneset për këtë bashkëpunim sepse vendy ynë ka asete me vlerë që duhet të mbrohen nga të gjithë’’.
Presidenti i PSK-së Z. Adamantios Frantzis nënvizoi se kompanitë anëtare të Rrjetit Shqiptar të PSK kanë zgjedhur të bëjnë një donacion simbolik për fushatën e Ministrisë. Një pjesë e konsiderueshme e stafit tonë, më shumë se 3,000 individe, do të mbjellin në mënyrë vullnetare nga një pemë. Pjesëmarrja jonë padyshim nuk përfundon këtu, sepse shumë nga anëtarët tanë po shohin mundësinë e përfshirjes direkte në nismën e Ministrisë. Rrjeti Shqiptar i PSK kryesohet nga ANTEA Cement dhe përmban 15 biznese të mëdha shqiptare që janë aktive në zonën e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës deri tani.