ANTEA Cement merr Çmimin e Filantropisë për kontributin e saj në nivel lokal në Shqipëri
25 Shkurt, 2019
Prezantimi i Studimit mbi Përgjegjësinë Sociale të Korporatës në Shqipëri
23 Maj, 2019

Grupi TITAN ka publikuar Raportin e saj të Integruar të vitit 2018, i cili përshkruan ecurinë financiare, mjedisore dhe sociale të Grupit.

Grupi TITAN ka publikuar Raportin e saj të Integruar të vitit 2018, i cili përshkruan ecurinë financiare, mjedisore dhe sociale të Grupit. Në 2018, TITAN dha një performancë financiare të qëndrueshme dhe bëri përparim të mirë drejt përmbushjes së synimeve mjedisore dhe sociale të caktuara për vitin 2020, të cilat janë plotësisht në linjë me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshmërisë së OKB-së 2030 (SDGs). TITAN ka përballuar me sukses sfidat në disa prej rajoneve të saj të veprimtarisë dhe ka kapitalizuar mundësitë që tregjet si SHBA-ja vazhdojnë të ofrojnë. Gjithashtu, ai hulumtoi më tej mundësitë e ofruara nga revolucioni dixhital, duke pilotuar mundësitë e reja teknologjike në një gamë të gjerë të aplikacioneve dhe inovacionit me ritme të larta.

Angazhimi i Grupit për të ndërtuar mbi transparencën, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare, është nënvizuar në vitin 2018 me miratimin e UNCTAD “Udhëzues mbi treguesit bazë për raportimin e entitetit mbi kontributin për arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Kjo metodologji lejon një monitorim dhe matje më sistematike të kontributit të biznesit në zbatimin e SDG 2030.

Raporti u publikua dhe është në dispozicion në:
http://www.titan-cement.com/integrated_report_2018_EN.pdf