Bordi i Drejtorëve të Titan Cement International SA miratoi dje blerjen e aksioneve të pakicës nga Korporata Ndërkombëtare e Financave (IFC), që kjo e fundit zotëronte në bizneset Titan në Evropën Juglindore dhe Egjipt.
21 Nëntor, 2019
“Siguria në Shtëpi” është një program edukative i cili u zhvillua në shkollat e komunitetin lokal.
27 Shkurt, 2020

I qëndrojmë pranë komuniteteve lokale, të cilët janë ende duke u përpjekur të rimarrin veten pas tërmetit shkatërrues 6.4 Rihter që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor

I qëndrojmë pranë komuniteteve lokale, të cilët janë ende duke u përpjekur të rimarrin veten pas tërmetit shkatërrues 6.4 Rihter që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor, TITAN menjëherë iu përgjigj thirrjes urgjente për mbështetje me furnizime emergjente dhe punë vullnetare. Vetëm disa orë pas tërmetit, prioriteti ynë i parë ishte të siguronim mbështetje për të gjithë kolegët tanë të ANTEA Cement në Shqipëri, të cilët u prekën nga tërmeti. Megjithatë, ne kemi ndihmuar me pajisje të rënda dhe ekipe shpëtimi, për operacionet e bëra në fshatin Thumanë, i cili është komuniteti ynë fqinj lokal. Gjatë ditëve në vazhdim, ne siguruam çadra, batanije dhe dyshekë me ajër si dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve Shqiptarë kemi ngritur një kamp me mensë për shpërndarjen e vakteve të nxehta. Pothuajse një muaj pas kësaj ngjarje shkatërrimtare, përpjekjet tona mbështetëse vazhdojnë. Rindërtimi i shkollës së dëmtuar të Thumanës, për ta bërë të sigurt funksionimin përsëri, është një nga nismat e shumta që duhen ndjekur, me fokus kryesor në kontributin e përpjekjeve të autoriteteve lokale për të rikthyer jetën e përditshme në rajon.