I-Pallets | Edukim dhe Ndërgjegjësim mbi ripërdorimin dhe riciklimin e materialve
15 Dhjetor, 2017
ANTEA Cement mbështeti dhe mori pjesë në konferencën “Bashkitë/Qytetet e zgjuara urbane dhe industritë efikase për energji”.
7 Qershor, 2018

Rindërtimi i qendrës shëndetësore rajonale në Borizana

Në bashkëpunim me strukturat e komunitetit lokal në fshatin Borizana, ANTEA Cement mori kërkesën për mbështetje në rindërtimin e infrastrukturës së përgjithshme të qendrës shëndetësore rajonale në fshatin Borizana. Duke pasur parasysh rëndësinë e saj si një burim kryesor i ofrimit të shërbimeve shëndetësore për banorët e këtij komuniteti dhe mungesës së kushteve adekuate për shërbime cilësore për qytetarët, ANTEA Cement mobilizoi burimet e nevojshme për të mbështetur komunitetin duke investuar në përmirësimin e këtij objekti. Punimet e rindërtimit u finalizuan në shkurt të vitit 2018. Qendra e re shëndetësore rajonale e Borizanës tani funksionon plotësisht me një godinë të rinovuar, pas mbështetjes bujare të ANTEA Cement dhe bashkëpunimit të frytshëm me strukturat e komunitetit të fshatit.