Dita Ndërkombëtare e Standardeve
14 Tetor, 2016
Simulime për mbrojtjen ndaj zjarrit me Zjarrëfikëset Krujë
11 Nëntor, 2016

Ti je gjithmonë tipi i dikujt | Fushata e dhurimit të gjakut

Nën moton “Ti je gjithmonë tipi i dikujt”, ANTEA Cement në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqipëri, organizoi për herën e tretë në vazhdim, ‘Fushatën për Dhurimin e Gjakut’ në ambientet e fabrikës, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve te prekur nga Talasemia. Mesatarisht 40% e punonjësve të ANTEA Cement dhe nën-kontraktorët që punojnë me ne cdo ditë, morën pjesë në këtë fushatë të rëndësishme e cila synon të shpëtoj jetët për fëmijët e prekur nga Talasemia. Punonjësit e ANTEA momentalisht kanë bankën e tyre të gjakut e cila mund të përdoret për të mirën e tyre apo edhe të familjeve të tyre në rast emergjencash. Kjo nismë përfshihet në planin vjetor të veprimit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës. Mesazhi që ne duam të komunikojmë̈ në këtë ditë, është mesazhi i Nënë Terezës: ‘Ne nuk mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe’