Ti je gjithmonë tipi i dikujt | Fushata e dhurimit të gjakut
20 Tetor, 2016
ANTEA Cement publikon Raportin e Integruar Vjetor 2015
2 Dhjetor, 2016

Simulime për mbrojtjen ndaj zjarrit me Zjarrëfikëset Krujë

Zjarrëfikësit janë të trajnuar për të trajtuar një sërë situatash të ndryshme emergjence, nga zjarret rezidencial tek ato të pyjeve, nga anijet e udhëtarëve tek naftëmbajtëset. Zjarrëfikësit shpesh duhet të s’postohen në vendndodhje dhe situata të cilat në shumicën e rasteve ata nuk i kanë përjetuar më parë. Sigurisht që atyre u nevojitet trajnimi I duhur në kontrollin e zjarreve dhe kushteve të rrezikshme, por objektivi parësor është siguria personale dhe shpëtimi i jetëve.
Në këtë kuadër, ANTEA Cement ka zhvilluar një skenar stërvitje për mbrojtjen nga zjarri për ti dhënë një mundësi Skuadrës së Emergjencave të Fabrikës, të përmirësojnë njohuritë̈ dhe shprehitë̈ e tyre për emergjencat e zjarrit, në mënyrë që të veprojnë̈ sa më shpejtë dhe në mënyrë të sigurt, që të jetë e mundur. Skenari i stërvitjes konsistoi në shuarjen e dy tipave të ndryshme të zjarrit në të njëjtën kohë, me skuadra të përbashkëta nga ANTEA dhe zjarrëfikësit e Krujës. Aktiviteti vazhdoi me një drekë koktej ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë̈ rreth përmirësimeve të infrastrukturës për të arritur fabrikën, nisur nga fakti se Zjarrëfikësit e Krujës janë të parët që përgjigjen për fabrikën ANTEA Cement në rast emergjence zjarri. ANTEA gjithashtu ka mbështetur Brigadën e Krujës duke I dhuruar disa material dhe pajisje të reja pune në një shumë prej 1500 Euro.