ANTEA Cement publikoi Raportin e audituar të Integruar Vjetor të  Përgjegjësisë Sociale të Korporatës dhe Qëndrueshmërisë për vitin 2015, I cili përmban informacion mbi performancën financiare, mjedisore, sociale dhe të qeverisjes së kompanisë̈. Ky raport ofron informacion dhe të dhëna mbi mënyrën si qëndrushmëria është një pjesë thelbësore e qasjes së ANTEA Cement ndaj biznesit. Motoja e raportit ‘Drejt Biznesit të Qëndrueshëm’ evidenton angazhimin e kompanisë̈ për rritje të qëndrueshme. Ky raport është një traditë globale për korporata të mëdha dhe ne ju ftojmë ta konsultoni dhe lexoni ne format të plotë, në faqen e ANTEA nën menu Lajme dhe Media (Publikime)