ANTEA Cement publikon Raportin e Integruar Vjetor 2015
2 Dhjetor, 2016
ANTEA i bashkohet nismës ‘Adopto një Kopësht’
21 Dhjetor, 2016

DITA E HAPUR NË ANTEA

ANTEA Cement i kushton mjaft rëndësi ruajtjes së marrëdhënieve të shkëlqyera me komunitetin lokal, mbështetur në besimin reciprok, dialogun dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Kompania angazhohet me komunitetin lokal duke organizuar aktivitete të ndryshme sensibilizuese, zhvillimin e programeve dhe projekteve për hapje dhe dialog me komunitetin. Një prej këtyre aktiviteteve është edhe Dita e Hapur: një ditë festive ku banorë të komunitetit dhe persona që nuk kanë akses në fabrikë, mund ta vizitojnë atë. Për ANTEA Cement, organizimi i Ditës së Hapur është tashmë një traditë, në të cilën ftohen komuniteti I zonës dhe palët e interesuara. Aktiviteti filloi me një prezantim të prezencës së ANTEA në komunitet dhe informacion ndihmës. Njëkohësisht u organizua një program special për fëmijët, ku ata patën mundësinë të luajnë dhe zbaviten me animatorët si dhe të vizatonin kartolina Krishtlindje dhe të Vitit të Ri. Dita e Hapur tek ANTEA Cement gjithashtu mikpriti xhirimet e dy episodeve të emisionit për fëmijë ‘Art Instinct’ I drejtuar nga Kosta Zhonga. Këto episode u regjistruan në fabrikë dhe u transmetuan në platformën televizive Digitalb. Aktiviteti u përmbyll me një drekë koktej dhe vizita të drejtuara në fabrikë. Gjatë 6 viteve të shkuara të operimit të saj, ANTEA ka krijuar vlerë për komunitetin lokal, mes mundësive të punësimit, angazhimit të furnitorëve lokal, zhvillimit të infrastrukturës, kontributeve për autoritetet vendore, duke krijuar impakt mbi përmirësimin e standardeve të jetës në përgjithësi. Për periudhën 2010-2015, ANTEA Cement ka disbursuar 581,000 Euro në para dhe natyrë, nga të cilat, 446,000 Euro ju disbursuan komunitetit lokal.